E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Premtimet e vetme të Edi Ramës janë ato të modelit të korrupsionit"

Deklaron zëvendëskryeministri Genc Pollo

TIRANE - Turi elektoral i zëvendëskryeministrit Genc Pollo u ndal dje në komunën e Bilshës të Qarkut të Beratit. Duke u ndalur në premtimet e Partisë Socialiste Pollo tha se të vetmet premtime që vijnë nga selia rozë janë ato të korrupsionit.
“Ky është propozimi i Edi Ramës me politikën e re 2009. Apo një tjetër propozim dhe më i përgjithshëm, modelin e lejeve të ndërtimit, modelin e Ndërtim Eftimit që e ka kryer plotësisht në bashkinë e Tiranës ai do ta bëjë në të gjithë vendin”, tha Pollo.
Gjithashtu, zëvendëskryeministri Pollo u bëri thirrje të pranishmëve të aplikonin për letërnjoftimet elektronike si dhe për pasaportat biometrike si një kriter për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Evropë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›