E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Edi Rama ka ngelur në çdo provim të dhënë përpara qytetarëve të Tiranës"

Ministri Basha takohet me të rinj të Forumit Rinor të PD-së në Elbasan 
    
TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha ka vijuar dje turin e takimeve paraelektorale, ku është ndalur në qytetin e Elbasanit.
Gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së në këtë qytet, Basha tha se “Edi Rama ka ngelur në çdo provim të dhënë para qytetarëve të Tiranës, prandaj nuk ka kurajë të futet në provimin e 28 qershorit”.
Duke ironizuar me kreun socialist, Basha vijoi fjalën e tij duke thënë se “A merret dot një provim pa u futur në provim? Jo. A e di Edi Rama këtë? Jo. Kjo nuk është shkollë arti me korrespondencë që të bësh pikturat nga shtëpia dhe te japësh provimin. Jo!, Rama”, tha Basha.
Duke iu referuar mos kandidimit të kryetarit socialist në garën elektorale, Basha i bëri thirrje që nga Elbasani, kryetarit Rama, duke u shprehur se “Ti duhet të dalësh në ballë të garës, duhet ta japësh provimin që ta marrësh provimin. Në çdo provim që ke dhënë ke ngelur prandaj nuk ke faj që nuk futesh dhe në këtë provim sepse e ke humbur afrofe”,theksoi Basha.
Ministri Basha ka siguruar të rinjtë e Elbasanit, e përmes tyre, të rinjtë e të gjithë Shqipërisë se procesi i heqjes së vizave është në rruge të mbarë dhe se, ashtu siç është premtuar, brenda vitit të parë të mandatit të dytë të qeverisë së Kryeministrit Berisha, do të lëvizin lirisht nëpër Hapësirën Shengen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›