Bujqësia, tkurret prodhimi
Viti 2007 është konfirmuar si një vit krize edhe për sektorin e bujqësisë, i cili potencialisht kishte mundësinë të përfitonte më shumë nga rritja e çmimeve në treg. Por, të dhënat e fundit zyrtare konfirmojnë shqetësimin e ekspertëve se Shqipëria, jo vetëm që nuk po përfiton, por ka shumë pak mundësi për të reaguar ndaj një krize edhe më të rëndë botërore të çmimeve. Vitin e kaluar, prodhimi vendas bujqësor ka shënuar rritjen më të ulët të këtyre viteve të fundit. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, prodhimi bujqësor gjatë vitit 2007 u rrit vetëm me 1.5 për qind, krahasuar me 4.3 për qind të një viti më parë. Por kjo situatë ka prekur edhe bizneset e lidhura ngushtë me bujqësinë. Të dhënat tregojnë se prodhimi në sektorin e agro-industrisë u rrit me vetëm 3.3%, me një ritëm gati tri herë më të ulët se norma e rritjes gjatë vitit 2006 dhe se rritja mesatare vjetore e tre viteve të fundit. Infrastruktura relativisht e pazhvilluar e zonave rurale, copëzimi i tokës bujqësore, shfrytëzimi jo i plotë dhe eficent i saj, problemet e pronësisë mbeten ndër pengesat kryesore për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Thatësira
Ministria e Bujqësisë pranon situatën e vështirë, por ia faturon atë thatësirës së madhe të vitit 2007. Burime zyrtare nga kjo ministri thonë se këto shifra i përkasin një viti të jashtëzakonshëm dhe nuk tregojnë tendencën e vërtetë të bujqësisë, e cila vitin e kaluar u asistua nga qeveria edhe me subvencione direkte. Por, prodhimi aktual duket se nuk është shqetësimi i vetëm për sektorin e bujqësisë. Të tjera pikëpyetje ngrihen për të ardhmen e tij. Banka e Shqipërisë publikoi së fundmi një tjetër tregues mjaft shqetësues, atë që ka të bëjë me ritmin e investimeve në bujqësi, i cili ka një tendencë të vazhdueshme në rënie, çka tregon se bujqësia nuk po e rinovon teknologjinë për të rritur produktivitetin dhe për t‘ju përgjigjur nevojave të tregut në vitet e ardhshme. Financimet publike me fonde të huaja dhe të brendshme kanë shënuar një rënie shumë të fortë gjatë viteve të fundit. Në vitin 2000, sektori i bujqësisë përfitonte rreth 4.3 miliardë lekë investime në vit. Për 2007-ën, kjo shifër ka qenë rreth 1.3 miliardë lekë. Këto janë investimet publike në formën e projekteve të mëdha. Por, edhe investimet private mbeten në nivele modeste. Fermerët e kanë shumë të vështirë të gjejnë financime, aq më keq që edhe shifra qesharake e kredisë që ata përfitojnë po vjen në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2007 kredia e akorduar për aktivitetet me natyrë bujqësore ka rënë me rreth 6% në bazë vjetore. Kredia e dhënë për aktivitetet me natyrë bujqësore zë rreth 1.2% të kredisë së dhënë bizneseve, ndërkohë që një vit më parë, ky raport ishte në nivelin 3.3 për qind.