Hemilton, i pari në Montreal
Luis Hemilton ka fituar "pole position" në Çmimin e Madh të Kanadasë, në pistën e Montrealit. Britaniku ka zhvilluar disa xhiro shumë të shpejta, duke vendosur në fund kohën 1‘17"996. Vendin e dytë e ka marrë Robert Kubika me BMV, i cili duket se ka harruar plotësisht aksidentin e frikshëm që pësoi një vit më parë në Kanada. Kimi Raikonen me Ferrari do të niset i treti, ndërsa përkrah do të ketë Fernando Alonson me Reno. Zhgënjimi më i madh i provave zyrtare ishte Felipe Masa, që u rendit i gjashti.