Republikanët: Do të vazhdojmë të jemi në qeveri
Mblidhet Kryesia e Partisë Republikane, menjëherë pasi ministri
Mediu i komunikoi dje në mesditë dorëheqjen shefi t
të qeverisë, Sali Berisha. 11 deputetët republikanë u mblodhën
dje pas marrjes së vendimit të ministrit për të analizuar situatën
dhe për të qartësuar komunikimin që do të kenë në vazhdim
me partinë më të madhe në vend. Përpara se Mediu të shkonte
drejt Kryeministrisë, ai është takuar me deputetët republikanë,
për t‘u komunikuar lajmin e largimit të tij nga detyra e ministrit
të Mbrojtjes. Fillimisht deputetët republikanë kanë kundërshtuar
idenë e largimit të ministrit Mediu nga qeveria, por më pas e
kanë pranuar atë, duke u qetësuar se do të jenë përsëri pjesë e
kabinetit qeveritar. Kryesia e Partisë Republikane do të caktojë
sot se cili do të jetë zëvendësuesi i Fatmir Mediut në qeveri,
megjithatë nuk bëhet e ditur nga radhët e republikanëve nëse
do të përfaqësohen ose jo me Ministrinë e Mbrojtjes, apo do
t‘u lihet në dispozicion një ministri tjetër. Republikanët bëjnë
me dije se posti i ardhshëm i tyre në qeveri do të përcaktohet
nga Kryeministri Berisha.