Urdhrat që dhanë Gërdecin me qira
Depoja ushtarake e
Gërdecit u lëshua
me qira nga pronari
i saj, Ministria e Mbrojtjes,
ndërsa ndërmarrjes MEICO
iu kalua një sasi e konsiderueshme
municionesh.
Përmes tri urdhrave, të publikuar
mbrëmë në emisionin
"Shqip" në "Top Channel", të
firmosur nga ministri i
Mbrojtjes (tashmë ish), Fatmir
Mediu, shefi i Shtabit të
Përgjithshëm të Ushtrisë,
gjeneral-lejtnant Luan Hoxha,
tregohen hapat e ndjekur për
vendosjen e fabrikës së vdekjeS
në fshatin Gërdec, pak
kilometra larg Tiranës. Urdhri
i parë është i ministrit Mediu
dhe mban numrin 550, datë
25.04.2007 mbi procedurën
e trajtimit të armëve, teknikëS
dhe pajisjeve të Forcave
të Armatosura, të hequra nga
armatimi dhe përdorimi, për
sa i përket shitjes për çmontim
dhe çmilitarizim të një
sasie municioni. Një tjetër
urdhër i Mediut urdhëron kalimin
e një sasie municioni
ndërmarrjes MEICO. Ndërsa
i treti është i shefit të ushtrisë
për vënien në dispozicion
të një fadrome për MEICO-
n. Ndryshe nga sa është
deklaruar këto ditë, urdhrat
e publikuar rrëzojnë deklarimet
zyrtare të institucioneve
përgjegjëse.