E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulent Uçar: Turku që u mëson gjermanëve Islamin

është studiues i fesë myslimane dhe njeri shumë i respektuar në Gjermani. Por ka një detyrë të rëndësishme: të mësojë studentët dhe të formojë imamët e rinj gjermanë

Profesori po bënte pazarin kur mori një telefonatë nga avokati i skuadrës së futbollit “Schalke 04”. Donte t’i fliste për himnin e skuadrës që në një pikë thoshte: “Muhameti ishte profet që nga futbolli nuk kuptonte asgjë”. Disa myslimanë të kujdesshëm i kanë zbuluar këto fjalë dhe e kanë mbytur klubin plot me e-mail-e proteste. Avokati donte të dinte nëse besnikët e Allahut kishin të drejtë të zemëroheshin dhe nëse profesori mund ta analizonte këtë çështje duke përdorur një dokument zyrtar. Fillimisht Bulent Uçar mendoi se bëhej fjalë për një shaka. Pastaj mori vesh se në këtë çështje ishin përfshirë edhe forcat e rendit dhe disa po përfitonin nga situata për të akuzuar myslimanët se nuk janë tolerantë dhe fanatikë. Kështu, studiuesi i Kuranit u ul në tavolinën e punës dhe shkroi fatwa-n e tij për futbollin. Sipas Uçar, strofa që ishte objekt polemikash ka një formulim të vrazhdë, por është absolutisht e pranueshme në rastin e një eventi sportiv. Në fund të fundit, Muhameti nuk mund të ishte një ekspert futbolli. “Shpeshherë në debatin mbi islamin ekstremistët e kundërt kërcënojnë se do bëjnë të pabërën. E vetmja mënyrë për t’i ndaluar është që të përçojmë me dije”, mbështet Uçar. Një njohje në kuptimin iluminist dhe europian të këtij termi. Pikërisht për këtë, këshilli kombëtar i shkencave i ka propozuar Uçarit të shqetësohet për formimin e mësuesve të besimit mysliman dhe imamëve. Për këtë arsye, në universitetet gjermane do të ngrihen katedra të teologjisë islamike. Qeveria gjermane ka lëvruar fonde dhe disa universitete kanë propozuar për hartimin e një plani për studimet mbi islamin: njëri prej tyre do të jetë me siguri ai i Osnabruck, ku jep mësim Uçar. Nga vitit 2007 drejton në Sanksoninë e Ulët një projekt eksperimental për mësimin e fesë islame. Nga tetori i 2010-s, Uçar dhe kolegët e tij, Osnabruck, nisën për herë të parë kurse për besimtarët myslimanë. Por objektivi i tyre është akoma më shumë ambicie: të hapin një kurs studimi të shkurtër për besimtarët myslimanë që duan të mësojnë mbi lutjen dhe të zgjidhin problemet e komunitetit. Të regjistruarit do të studiojnë në gjermanisht Kuranin, filozofinë e islamit dhe të drejtën publike. Do të mësojnë edhe të flasin në mënyrë të besueshme për besimin e tyre me politikanët, gazetarët dhe eksponentët e kishave kristiane. Islami, mbështet Uçar, vuan “nga mungesa e personave me një formim solid mbi fenë”. Me pak fjalë janë të paktë ata si ai. Elokuent, i sigurt në vetvete, i lindur dhe rritur në Gjermani me prindër turq, Uçar 33 vjeç, bën pjesë në një elitë të re myslimane që ka nisur të dëgjojë zërin e tij. Sot elita drejtuese e organizatave terroriste përbëhet nga inxhinierë, mjekë, natyralistë. Mes anëtarëve të konferencës islamike gjermane nuk ka të laureuar në teologji dhe besimit uranor dhe diskutojnë vetëm persona dhe funksionarë që nuk vënë kurrë këmbë në kishë. Uçar ka një axhendë shumë të ngjeshur. Janë të shumtë ata që kërkojnë opinionin e tij: shtëpi botuese, ministra të Kulturës, universitete dhe mjete informacioni. “Rrezikoj ta gjej veten më shpesh në tren se në klasë”, bën shaka. Vetëm pak ditë më parë kishte një takim të rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme për të folur për formimin e imamëve. Por më parë i duhet të shkojë në xhami për t’u lutur. Në xhami imami është një burrë i veshur me të zeza dhe mjekrën e bardhë për shumë vite ka qenë predikues në një xhami në Anadollin qendror. Tani ka dalë në pension dhe ftesën e vëllezërve të tij u transferua për tre muaj në Hanover. Këtu drejton lutjet 5 herë në ditë, celebron martesat dhe predikon të premteve. Pastaj do të kthehet në Turqi dhe do të zëvendësohet nga një tjetër koleg në pension. “Shumë të rinj të Komunitetit Mysliman nuk më kuptojnë”, pranon imami që flet vetëm turqisht. Nga ana tjetër, ai nuk del thuajse kurrë duke qenë se jeton lart sallës së lutjeve. “Pjesa më e madhe e imamëve jeton kështu. Jetojnë të mbyllur në xhami. Vetëm predikuesit e unionit turko-islamik Ditib mund të qëndrojnë në Gjermani për tre vjet. Por edhe ata flasin rrallë gjermanisht dhe e kanë të vështirë të integrohen”, shpjegon Uçar. Megjithatë, Uçar nuk dëshiron të diskreditojë veprën e Komunitetit Mysliman. Edhe ai vjen nga ky ambient dhe nuk e fsheh nostalgjinë kur flet për fëmijërinë e tij në xhamitë e Ditibi apo Obehausen-it, ku shkonte çdo të shtunë të studionte Kuranin dhe të takonte miqtë e tij turq. Në fakt, prindërit e tij do të preferonin që të studionte më shumë në shkollë. Babai i tij e kishte regjistruar në një shkollë katolike, ku kishte shumë pak turq. Pasi mbaroi studimet për Islamin, Uçar u bë pedagog i shkencave të islamit. Pas tre vitesh që jepte mësim u thirr në Ministrinë e Kulturës në Dusseldorf për t’u mësuar islamin të rinjve. Ndërkohë, mbrojti doktoraturën mbi interpretimin modern të Kuranit dhe ligjit të sheriatit. Suksesi personal nuk e bën Uçarin të harrojë se besimi i tij nuk gëzon të njëjtën konsideratë si besimet e tjera. E konsideron si mungesë të vullnetit politik faktin se në Gjermani mungojnë kurset e doktrinës islamike dhe se vetëm tani po mendohet për t’u futur në universitet lëndët e teologjisë islamike. Kur nisi të hapë mësim fillimisht në një shkollë të Bonit, salla nuk mbushej asnjëherë plot me studentë. “Një mësues gjermano-turk pa mjekër nuk mund të dijë asgjë për besimin tonë”, mendonin shumë prindër me origjinë arabe që preferonin të mbanin në shtëpi fëmijët e tyre. Kjo ndodhi deri kur një ditë një grua ndoqi leksionin e tij. Pak ditë më vonë salla ishte mbushur plot. “Kisha luftuar skepticizmin e prindërve”, përfundon Uçar. Tani e pret një sfidë më e vështirë: formimi i imamëve. Duhet të formojë teolog pa qenë vetë një teolog. Uçar ka studiuar vetëm islamistikë, një disiplinë që e sheh besimin me një sy neutral. Por ai është i vendosur. Kur përfundon së korrigjuari detyrat e studentëve punon për tezën e tij të dytë në teologji. Në fund dëshiron të ketë dy doktoratura një në filozofi dhe tjetrën në teologji. Vetëm atëherë thotë se do të jetë krejtësisht i formuar dhe nuk do të kërkojnë gjë tjetër.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›