Bullgari, Vdekja ka një numër telefoni
SOFIE- Kompania telefonike ka pezulluar numrin e telefonit celular 0888.88 .888 pasi tre përdoruesit e saj, kanë gjetur vdekjen brenda 10 viteve të fundit.
Këto koicidenca fatkeqe kanë bërë që 0888... të njihet me pseudonimin “numri i telefonit të vdekje”.
Poseduesi i parë ishte Vladimir Grashnov- ish drejtues kopmanisë telefonike Mobitel në Bullgari në 2001 vdiq nga kanceri në moshën 48 vjecare.
Përflitej se kanceri i tij u shkaktua nga një rival në biznes duke përdorur helmimin radioaktiv.
Përdoruesi i dytë ishte bosi i mafias bullgare, Konstantin Dimitrov i cili në 2003 u qëllua për vdekje nga një person, teksa ishte në Holandë, gjatë një udhëtimi për inspektimin e mbretërisë së tij të drogës.
Zërat thonin se bosët e mafias ruse- xhelozë për mbretërinë e Dimitrovit- fshihen pas vrasjes së tij.
Dimitrov i cili vdiq në moshën 31 vjecare, kishte telefonin me vete, kur ndodhi vrasja.
Më pas numri i telefonit celular i kaloi Konstandin Dishliev, një tjetër biznesmeni i cili u vra me armë jashtë një restoranti indian në kryeqytetin bullgar, Sofie
Thuhet se Dishliev drejtonte në mënyrë sekrete trafikun e një sasise të madhe kokaine para se të vritej në 2005. Që atëherë numri është mbajtur nën kontroll ndërsa policia vazhdon të mbajë të hapur dosjen e vrasjes së Dishliev.
Drejtuesit e kompanisë thonë se numri është pezulluar për të mirën e gjërave. Telefonuesve u dërgohet një mesazh ku u thuhet “se numri ëstë jashtë mbulimit të rrjetit.
(fotoja ilustruese nga vrasja e Dimitrovit, marre nga telegraph)
(s.g/BalkanWeb)