Bullgari, bën karrierë false në internet, e blen CSKA-ja
Nëpërmjet internetit kishte krijuar një karrierë të mbushur me klube të rëndësishme, mes të cilëve edhe PSG-ja. Të joshur nga CV-ja e tij, drejtuesit e CSKA-së së Sofies vendosën që të firmosin një kontratë me të. Në faqet e internetit, 26-vjeçari Gregori Aklerod cilësohej si pasardhësi i Pep Guardiolës në mesfushë. Plani i tij po funksiononte shkëlqyeshëm, pasi kishte arritur të bënte për vete një klub të rëndësishëm, këtë herë në realitet. Por, mashtrimi nuk zgjati më shumë se dy ditë. Ka qenë një tifoz i thjesht që ka dekonspiruar gjithçka. Pasi nuk e ka bindur fakti që mesfushori kishte luajtur për dy vite me francezët e PSG-së dhe se nuk e kishte dëgjuar më parë, tifozi u interesua në adresat e tifozëve të klubit francez dhe askush nuk pranoi që Aklerod të kishte luajtur me ekipin kryeqytetas. Në karrierën e tij, 26-vjeçari francez kishte shkruar se kishte luajtur në shumë vende, si Belgjikë, Uells, Angli, Skoci, SHBA, në Argjentinë me River Plejtit dhe madje ishte provuar edhe me italianët e Interit.