Bullgari, “Tingujt elbasanas” përfaqëson traditën folklorike
ELBASAN- Ansambli folklorik “Tingujt elbasanas” do të niset ditën e enjte drejt Bullgarisë, për të përfaqësuar traditën shqiptare, atë të këngëve dhe valleve popullore.
Në kuadër të festës tradicionale të qytetit Montana në Bullgari, ansambli “ Tingujt elbasanas” eshte ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet rreth një muaj më parë.
Udhëheqësi artistik i ansamblit, Zydi Floqi tha :- “Ky festival organizohet nga CIOF, Organizatë për ruajtjejn e traditës folklorike në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Montanës”, ndërsa shton se “asnambli me mbështetjen e bashkisë Elbasan do të përfaqësohet me valle dhe këngë të të gjitha trevave shqiptare, me qëllim ruajtjen dhe identifikimin e traditës folklorike shqiptare përtej kufijve”.
Nën udhëheqjen artistike të Zydi Floqit, nën koreografinë e Krenar Korça, organizimin e Gentjan Sejranit dhe me pjesmarrjen e artistëve të njohur si, Fatbardha Topuzi, Agim Saliu, instrumentisteve Dritan Mustafaj, Luan Sula etj, si edhe te grupit të valleve popullore, ansambli pritet të realizojë një përfaqësim dinjitoz në këtë aktivitet.
Gjithashtu, ansambli do të interpretojë edhe këngë e valle të trevës së Elbasanit, pasi sipas Floqit, “folklori muzikor i trevave të qytetit përbën pasuri me vlera kombëtare të trashëguara në shekuj, së cilës shumë folkloristë, kompozitorë, etnografë, muzikologë e këngëtarë iu përkushtuan e duke i qëmtuar këto visare i sollën shërbim të madh popullit e qytetit të Elbasanit”.
(e.m/ata/BalkanWeb)