E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimet i HEC-ve do financohen nga “Raiffeisen Bank” dhe KfW

 

“Raiffeisen Bank” ka nënshkruar dje një marrëveshje me KfW për mbështetje në financimin e hidrocentraleve të vegjël në Shqipëri. Kjo marrëveshje u nënshkrua në emër të “Raiffeisen Bank” nga Oliver J. Whittle, Drejtor Ekzekutiv i “Raiffeisen Bank” në Shqipëri dhe Ute Rodrian, Drejtoreshë Rajonale e KfW për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në emër të KfW. “KfW do të garantojë investitorët që operojnë në sektorin e energjisë për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël ndërsa Raiffeisen Bank do të akordojë kredi për ta”, tha Whittle. Raiffeisen Bank në Shqipëri është lider në tregun e kredive dhe banka më e madhe e përfshirë në projektet e infrastrukturës. Kjo marrëveshje do të thotë më shumë kredi për investitorët që ndërtojnë HEC-e të vegjël deri në 10 MegaWat. KfW do të mbështesë bankën, e cila do të konsiderojë dhënien e më shumë kredive për projektet e hidrocentraleve të vegjël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›