Miti i “Përtej së majtës dhe së djathtës”
Endrit Yzeiraj*
Në tregun mediatik e politik shqiptar ka disa kohë që flitet e diskutohet për sloganin e ri të Partisë Socialiste, dhe mbi të gjitha të kryetarit Edi Rama, “përtej së majtës e së djathtës”. I frymëzuar nga libri i Anthony Giddens, “The Third Way” (Rruga e tretë), slogani përdoret për të treguar reformimin e Partisë Socialiste dhe të majtës në periudhën post-Nano.
E megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe nuk u dha asnjëherë ndonjë shpjegim i qartë se ç’do të transformohej konkretisht nëpërmjet aplikimit të këtij slogani në politikat e Partisë Socialiste. Me gjithë interesin e medias, edhe tani që fushata ka filluar dhe programet janë bërë disi publike, Partia Socialiste akoma nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se ç’do të thotë konkretisht slogani.
Ai thjesht paraqitet si instrumenti i ndryshimit, si çelësi i zgjidhjes së problemeve të Shqipërisë. Më tej, askush nuk di të thotë detaje. Por, ndërkohë, a është me të vërtetë ky slogan zgjidhja për të cilën shqiptarët kanë vite që presin?
Obama
Një nga rrugët e pakta që është përdorur për të justifikuar këtë slogan është ideja se edhe presidenti i ri i SHBA, Barak Obama, ka ndjekur një strategji të ngjashme në fushatën presidenciale, se edhe ai është inspiruar prej “përtej së majtës e së djathtës”. Po a është i vërtetë një pretendim i tillë? Absolutisht jo!
E para, Barak Obama nuk është ideologjikisht “përtej së majtës e së djathtës”. Ai është thellësisht përfaqësues dhe përkrahës i së majtës, e këtu sigurisht nuk ka asgjë të keqe. Si senator i shtetit të Illinois në Kongres, Barak Obama në karrierën e shkurtër dyvjeçare kishte një rekord votimesh pro të majta. Nga studimet e bëra mbi mënyrën e votimit, ai konsiderohej si kandidati më liberal (në politikën e SHBA termi liberal është thuajse një sinonim për të majtën) në Kongres. Gjatë fushatës presidenciale Obama premtoi një rritje të madhe të shpenzimeve buxhetore dhe një fryrje të administratës federale, të ngjashme me atë të presidentit Lyndon Johnson në vitet ‘60. Premtimet, si dhe politikat e tij ishin shumë larg “përtej së majtës e së djathtës”. Ato ishin politika thellësisht të majta, që kishte kohë që nuk dëgjoheshin në arenën politike amerikane.
E dyta, Barak Obama nuk fitoi se ishte aplikues i “përtej së majtës e së djathtës”. Si çdo kandidat demokrat, ai ishte thellësisht i padëshiruar nga shtresat tipike republikane; evangjelistët e krishterë, bizneset e mëdha dhe libertarianët (të djathtët klasik, që kërkojnë një ndikim minimal të shtetit). Shtetet e jugut dhe të zonave malore e fushore të perëndimit votuan si zakonisht kandidatin republikan, John McCain. Obama nuk fitoi as sepse ishte shumë më i pëlqyer tek të rinjtë. Ata tradicionalisht votojnë në masë kandidatët demokratë siç bënë edhe në 2004 me John Kerryn. N.q.s Obama përdori një fenomen demografik për të fituar, ishte ai me grupet latine, kryesisht hispanike dhe afro-amerikane. Të parët janë grupi me rritjen më të madhe në popullsinë e SHBA, të dytët tradicionalisht votonin në një numër të pakët. Të dy këto grupe, tradicionalisht të margjinalizuara në SHBA, votuan masivisht Obaman. E megjithatë, të dy janë grupe që janë, historikisht, bazë natyrale e së majtës, e jo shembull për të ilustruar pretendimin “përtej së majtës e së djathtës”. Obama përfitoi në rrugëtimin e vet presidencial, gjithashtu, në mënyrë të ndjeshme nga kriza financiare. Deri para falimentimit të Lehman Brothers, sondazhet nxirrnin kandidatët në baraspeshë. Kriza financiare e ndryshoi këtë ekuilibër, ku, ashtu siç pritej, votuesit dënuan partinë në pushtet siç ndodh rëndom në çfarëdolloj raste krizash (në Britani, Gordon Brown, një i majtë, do pësojë një fat të tillë përsëri, sepse pati fatin e keq të ishte në pushtet gjatë krizës). Pra, si fitoi Obama? Fitoi siç fitojnë, zakonisht, të majtët në SHBA, duke fituar shtetet e lëkundura e duke përfituar nga një krizë ekonomike. Për të parë një hartë elektorale vërtetë «përtej së majtës e së djathtës» duhet të kthehemi në vitin 1996, kur Bill Klinton fitonte në qytetet e mëdha, në zonat e jugut, dhe në shtetet e vetmuara perëndimore siç janë North e South Dakota.
Pra, Obama as nuk është mëshiruesi i “përtej së majtës e së djathtës”, e as nuk përfitoi nga aplikimi i ndonjë strategjie të tillë. Nuk duhet përdorur më ai (Obama) si justifikim për sloganin më të ri të politikës shqiptare.
Shqipëria
Pasi kemi ezauruar justifikimin e pasaktë për një strategji të ngjashme me Obaman, ia vlen të shohim nëse ky slogan ka me të vërtetë një aplikim në Shqipëri. A është Shqipëria një vend për rrugën e tretë të Giddens? Edhe një herë, fatkeqësisht, duhet të themi absolutisht Jo.
Shqipëria nuk ka vuajtur ndonjëherë gjatë këtyre viteve nga diferenca të thella ideologjike midis partive. Të shohim pak fushatën e Partisë Demokratike. Së pari, ajo është totalisht e bazuar mbi punët publike. Janë jo të pakta rastet kur kandidatët e PD-së nëpër debate televizive harxhojnë minuta të tëra për të lexuar të gjithë shpenzimet buxhetore e punët publike që ka kryer qeveria gjatë këtyre viteve. Përtej një debati, nëse këto shpenzime janë vërtetë aq të suksesshme sa pretendojnë demokratët, duhet të pranojmë që kjo vetëm një fushatë e djathtë nuk është! Përkundrazi është në kufijtë e një fushate komuniste, që lavdëron “shtetin e gjithpushtetëshëm”. Thuajse asnjëherë qeveritarët nuk kanë folur për raste të iniciativave të suksesshme private, të rritjes së kapaciteteve teknologjike të bizneseve shqiptare, apo për konkurrueshmërinë e tyre në rajon. Berisha e të tijtë mjaftohen duke përmendur faktin që kanë ulur taksat. Por ndërkohë një qeveri e djathtë duhet të shpenzojë minutazhin duke shpjeguar se si ky fakt e ka ndihmuar iniciativën private në vend. Në fakt ndodh e kundërta. Bizneset shqiptare vazhdojnë ta kenë të vështirë të konkurrojnë me rivalët e tyre rajonalë, por qeveria mjaftohet me përmendjen e punëve publike të shumta që ka kryer. Quajeni të suksesshme, quajeni të nevojshme, por vetëm të djathtë mos e quani një politikë të tillë.
Së dyti, janë jo të pakta rastet kur demokratët kanë akuzuar socialistët nëpër debate për krijim pasurie dhe për kontrolle biznesesh. Megjithëse këto raste, nëse janë krijuar për shkak të përdorimit të pushtetit, duhen denoncuar në prokurori, është e qartë që nuk është ai qëllimi i demokratëve. Ata duan t’i godasin politikisht rivalët e tyre si njerëz të kamur e, për rrjedhojë, pa asnjë lidhje me qytetarët e thjeshtë shqiptarë. Thënë shkurt, është një luftë klasash e ditëve të sotme. Eshtë fatkeqësi që 20 vjet pas vendosjes së sistemit kapitalist, në Shqipëri shihet akoma si dizavantash publik e politik krijimi i pasurisë, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta. Kur këtë e përdor politikisht partia që duhet të jetë e djathtë, e kupton qartë se vetëm me koherencë ideologjike nuk kemi të bëjmë. Në fakt, është Partia Socialiste ajo që gjatë këtyre viteve ka qenë më e hapur ndaj biznesit, bile duke bashkëpunuar edhe në nivel politik me biznesmenë të shumtë. Mund të shkojmë akoma më tej, Partia Demokratike ka humbur mbështetjen e shtresave tipike të djathta si ish-pronarët e ish-të përndjekurit, e megjithatë nëpër disa sondazhe është në avantazh dhe votohet masivisht nga disa shtresa mjaft të varfra. Quajeni si strategji të zgjuar, quajeni si strategji të nevojshme, po vetëm të djathtë mos e quani, JO.
E pra, në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me ndarje të thella ideologjike as të elektoratit, as ndërmjet partive. Shqipëria ka shumë probleme, por ndarjet ideologjike nuk janë një nga ato. Natyrshëm lind pyetja, ç’kërkon të zgjidhë një slogan që as nuk është kopjuar drejt e as nuk gjen ndonjë lloj aplikimi konkret në terrenin politik shqiptar? Pak, ose aspak, është përgjigja më e duhur. Si përfundim mund të themi që klasa politike shqiptare është modernizuar jo pak këtë dekadë. Qëndrimet janë më të moderuara, fushatat gjithmonë e më perëndimore, por vetëm kaq. Mungojnë akoma lidhjet e qarta politike – botë akademike që duhet t’i furnizonin partitë me ide konkrete për t’i përdorur gjatë qeverisjes në zgjidhjen e problemeve. Partitë shqiptare kanë mësuar mirë se ç’duhet të bëjnë për të ardhur në pushtet, por akoma dinë shumë pak se ç’duhet të bëjnë ditën që vijnë në pushtet. Slogani “përtej së majtës e së djathtës” është rasti më i fundit i kësaj situate.
*MSc Economics, University of Warwick, UK