Çfarë (nuk) na mësuan sondazhet!
HENRI ÇILI
Këto zgjedhje do të hyjnë në historinë politike të tranzicionit shqiptar si zgjedhjet që legjitimuan sondazhet si një instrument i shumëfishtë, si një “aktor” i katërt i zgjedhjeve. Edhe pse prova e tyre është në datën 29, ku dikush do të përgënjeshtrohet dhe ku dikush do të vërtetën një kulturë e re sondazhi politik mund të thuhet se është legjitimuar tashmë. Përveç qeverisë, opozitës dhe popullit, “aktori i katërt” i kësaj fushate sondazhet bënë të mundur që të tre aktorët e parë të kishin në dorë një instrument të lirë për t’u përdorur secili për qëllimit e tij.
Ka disa leksione paraprake që sondazhet na mësuan në këto zgjedhje.
Leksioni i parë i këtyre sondazheve ishte fakti që nuk mund të ndërtohet me një politike apo një strategji elektorale pa marrë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut ndaj çështjeve të ndryshme të aktualitetit. Ne pamë që nisur nga sondazhi i parë ZOGBY në janar një transformim të axhendës politike të aktorëve kryesorë politikë në funksion të axhendës se njerëzit kishin për problemet: Kështu pamë sesi papunësia u bë argumenti kryesor i fushatës, pasuar kjo nga ekonomia, infrastruktura, shëndetësia apo arsimi, ndërkohë që ishte bërë modë që në politikën “para sondazhit” kishim kryesisht një gamë tjetër shqetësimesh, kryesisht të diktuara nga ligjërimi i elitës, si demokracia, standardet e shoqërisë së lirë, institucionet etj. Do të jetë shumë e vështirë këndej e tutje që një axhendë politike dhe elektorale të zhvillohet më tej pa përdorimin e instrumentit të sondazheve si mënyra më e mirë për të projektuar ndjeshmëritë e publikut.
Leksioni i dytë i sondazheve është vendosja për herë të parë në podin e “të privilegjuarit” të një kategorie të elektoratit që në fakt do të bëjë diferencën në zgjedhje: zgjedhësi i pavendosur. Kjo kategori u miklua fort, të gjithë u përkujdesën për këtë. Gjuha politike u moderua, programet politike u rrumbullakosën në një mënyrë të paprecedentë “përtej të majtës dhe të djathtës”, apo në një përpjekje të sforcuar për të kapur çdo kategori të elektoratit jashtë çdo vetë- përmbajtjeje ideologjike, programore apo jashtë çdo logjike përfaqësimi. Kjo fushatë nuk u bë as për demokratët dhe as për socialistët, u bë për atë që janë “përtej së majtës dhe së djathtës”. Mund të thuhet se investimi i palëve u bë vetëm e vetëm për të marrë elektoratin gri. Kjo shtron njëkohësisht një rrezik të ri: faktin që politika nuk po kujdeset më për të përfaqësuar ato grupe dhe shtresa që i takojnë, por për të fituar votuesin gri. Kjo rrezikon ta kthejë këtë pjesë tejet të vogël të elektoratit në pjesën që vendos fatin real të qeverisjes së vendit.
Leksioni i tretë i këtyre sondazheve është fakti që ato nuk mundën të krijojnë instrumentalizim të elektoratit. Fakti që “foto-finishi” i sondazhit më serioz, ndër shumë sondazhe të zhvilluara këto zgjedhjeve, ishte një barazim, i jep elektoratit shqiptar meritën e një sjelljeje mjaft inteligjente, duke zmbrapsur një prej efekteve më të kritikuara të sondazheve: ndikimin që ata ushtrojnë mbi vetë objektin që matin. Shkurt, shpesh sondazhet rrezikojnë të modelojnë atë lëndë që ato masin, në këtë rast shpërndarjen e elektoratit. Zgjedhësit me inteligjencë “kanë ruajtur autonominë” duke shkuar deri ditën e fundit të zgjedhjeve me sovranitetin për të vendosur vetë dhe jo sondazhet për ta. Në fakt të vetmen gjë për të cilën nuk na mësuan këto sondazhe është se për kë të votojmë:
Mirëserdhëm në epokën e sondazhit politik!