Paf-ball futbollistet flluske

Futbollistë të famshëm dhe atletë të ndryshëm morën pjesën në ndeshjen e parë të “paf-ball”-it që u zhvillua në kryeqytetin e Estonisë, Tallin dhe e cilësuan praktikimin e këtij sporti si një sfidë mjaft të madhe.
Në këtë lloj sporti, skuadrat kanë nga pesë lojtarë në fushë dhe një portier. Por, ndryshe nga futbolli i vërtetë, këtu është e rëndësishme që veç topit të shkelmosh edhe kundërshtarin. Për shkak të dueleve dhe faktit që lojtarët përplasen dhe bien gjatë gjithë kohës por pa u dëmtuar, ky sport ofron një shfaqe mjaft zbavitëse për tifozët, megjithatë ndeshja është shumë impenjative dhe ofron të papritura për lojtarët.
Ndeshja e parë e “paf ball”-it u luajt ndërmjet dy prej skuadrave kryesore të futbollit në Estoni, Levadia dhe Flora. Trajnerët e pranojnë se kjo lojë ka rregulla të pazakonta dhe theksojnë se taktika është e thjeshtë: godit gjithçka që lëviz, qoftë ky topi apo kundërshtari, duke bërë që ndeshja të jetë e lehtë për portierët dhe e vështirë për sulmuesit. Ndeshja e parë e këtij sporti të çuditshëm përfundoi me rezultatin 6-5 për ekipin Flora.