Objektivat e Murinjos Champions me 3 ekipe tituj ne ligat e forta dhe fitoreme Portugaline

“Nuk ndihem fitues, unë jam I tillë”. Kjo është deklarata e Zhoze Murinjos, një lider te Porto, Çelsi, Inter e tashmë te Reali i Madridit. Me një siguri deri në kufijtë e arrogancës, tekniku portugez nënvijëzon se gjithçka I del natyrshëm.
“Të qënit lider është puna ime prej disa vitesh. Njerëzit I harrojnë ata që humbasin, thekson trajneri. Në dhjetë vjet, askush nuk ka fituar si unë, megjithatë nevojitet edhe pak fat”
“Special One” ka përcaktuar edhe tre objektiva për të realizuar në karrierë, pas sukseseve të arritura me Porton, Çelsin dhe Interin. “Kam tre objektiva dhe të gjithë janë të vështirë. Të jem I vetmi që ka triumfuar në Champions me tre ekipe të ndryshme, të jem I vetmi që kam fituar në tre kampionatet më të fort në botë dhe në fund të fitoj diçka me Portugalinë”, deklaroi Murinjo.
Trajneri ka folur edhe për rikthimin te Interi, ku cilësohet një idhull. “Zikaltërit ishin si një familje e jashtëzakonshme. Është e vërtetë që e kam thënë se një ditë do të kthehem, shtoi ai. Por, nuk kam thënë kurrë që dua të largohem nga Reali, klub me të cilin kam edhe dy vjet kontratë”.
Karriera e tij është karakterizuar nga sukseset, por mbi të gjitha polemikat, duke shtuar se sulmet e rivalëve I shërbejnë për ta bërë më të fort, ndërsa në fund lëshoi një tjetër deklaratë karakteristike, duke thënë se përpara sfidës Barcelona-Milan, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës preferon të ndjekë sfidën Bajern-Marsejë.