E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve Konte kerkon perqendrim

Antonio Konte është i shqetësuar. Vetëm pak orë pasi Juventusi i rikuperoi dy pikë Milanit në garën për titull, trajneri bardhezi ka bërë një analizë me skuadrën, e para që prej fitores me Napolin. 

Drejtuesi i stolit mblodhi lojtarët dhe stafin teknik dhe fjalët e tij shoqëroheshin me gjeste, duke treguar të gjithë grintën që nuk e ka mbajtur asnjëherë të fshehtë. Gjatë fjalës së tij, Konte ka kërkuar impenjim maksimal nga të gjithë, duke kërkuar më të mirën dhe i sqaroi skuadrës se asnjë lloj shpërqendrimi nuk do të tolerohet.

“Duhet t'i mbajmë sytë tek ata që ndodhen përpara nesh, ka thënë trajneri me tone gjenerali, në këto ndeshjet e fundit dua vetëm fitore”. Mesazhi është i qartë: Juve duhet të përfitojë nga çdo hap i mundshëm fals i Milanit. 

Analiza zgjati 12 minuta, ndërsa më pas bardhezinjtë nisën stërvitjen. Ndërkohë, disa çaste më parë qendra stërvitore e Vinovos u vizitua nga Arrigo Saki, që shoqërohej nga Pavel Nedved dhe Bepe Marota. 

Analiza me tone të ashpra e Kontes ka ardhur pavarësisht faktit se Juventusi ka mbrojtjen më të mirë në Europë, me vetëm 17 gola të pësuar, ndërsa nuk e njeh humbjen në 30 javë të luajtura në Serinë A italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›