shkurte, policia
Durrës
Italia dhuron motovedetën e 13-të të Rojës Bregdetare
Roja Bregdetare Shqiptare do të ketë një motovedetë më shumë për operacionet e kërkim-shpëtimit në det. Kjo është anija e 13-të ushtarake italiane, që u dhurohet forcave tona detare, duke mbyllur një cikël që ka nisur në vitin 2002, me dhurimin e 5 motovedetave dhe ka vazhduar me dorëzimin e 7 motovedetave të tjera në vitin 2004. Gjatë një ceremonie të organizuar mbrëmjen e së mërkurës në kalatën 5 të portit detar të Durrësit, në motovedetën R 121 u ngrit për herë të parë flamuri shqiptar, të cilin do të mbajë kjo anije ushtarake. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petrit Karabina, vlerësoi ndihmën e qeverisë dhe të popullit italian në arritjen e standardeve të NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë që ka forcimi i flotës sonë detare në zbatimin e ligjshmërisë në det. Ndërsa zëvendësambasadori i Italisë në vendin tonë, Francesco de Luigi, tha se "kjo ceremoni që zyrtarizon dorëzimin e motovedetës nga ana e trupës së Kapitanerisë së porteve italiane është një konfirmim i prekshëm i angazhimit të Italisë në bashkëpunimin mes Forcave të Armatosura të të dyja vendeve". Në ceremoni përshëndeti komandanti i Brigadës Detare, kapiten i rangut të parë, Kristaq Gerveni dhe komandanti i delegacionit italian të ekspertëve gjeneral brigade, Aldo Picotti.
Arrestimi
Kërkohej për plagosje, pranga 27-vjeçarit
Prej dhjetë ditësh i shpallur në kërkim për plagosjen e një bashkëqytetari, Ervin Çerma, 27 vjeç, nga Durrësi, është arrestuar nga policia e këtij qyteti pas një operacioni të organizuar për kapjen e tij. Lajmi është konfirmuar dje nga zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qytetit bregdetar, Ornela Cako, sipas së cilës, gjykata kishte caktuar në mungesë ndaj Çermës masën e sigurimit personal "arrest në burg" për veprat penale të "vrasjes të mbetur në tentativë" dhe "mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake". Sipas policisë, 27-vjeçari Çerma, i cili ishte dënuar edhe më parë me 3 vjet burg për veprën penale të plagosjes, dyshohet se para 10 ditësh në lagjen Nr. 11 të Durrësit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Gj.C., banues në Durrës, i cili në atë kohë udhëtonte me autoveturën tip "Benz" me targa DR 5371 E së bashku me shtetasen A.M., banuese në Tiranë. Ndërkohë, mësohet se nga kryerja e veprimeve të deritanishme hetimore, rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis të dyshuarit e të dëmtuarit.
Plazhi
Policia, masa për sezonin turistik në Durrës
Me synim parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, rritjen e sigurisë në rrugë e vendet e pushimit, si dhe rritjen e standardeve dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit në vendkalimet kufitare, Drejtoria e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë rajonale të Kufirit dhe Migracionit, kanë marrë një seri masash për t'u garantuar pushuesve rend, qetësi, siguri, ndihmë dhe shërbim policor etik e profesional gjatë sezonit të verës. Një gjë e tillë u bë e ditur një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të policisë së Durrësit, ku sipas zëdhënëses Ornela Cako, mësohet se gjatë periudhës së verës do të shtohet numri i forcave dhe mjeteve në dispozicion të zonës bregdetare, duke bashkëpunuar me policinë e rretheve fqinje, si dhe me shërbimin zjarrfikës, Rojën Bregdetare dhe “Guardia Di Financa” italiane, me qëllim dhënien e ndihmës në rast mbytjeje, zjarri apo aksidente të tjera në vendet e pushimit. Ndërkohë, mësohet se në dispozicion të pushuesve do të jenë gjatë 24 orëve numrat pa pagesë të telefonit, 126 dhe 129. Policia Rrugore do të ketë shërbime shtesë në zonën e plazhit, si dhe në rrugën kombëtare Fushë Krujë-Laç për shkak të ngarkesës që ka ky aks, si e vetmja rrugë që lidh Veriun me pjesën tjetër të vendit. Sipas Cakos, bashkëpunimi me organet e pushtetit vendor ka nisur në mënyrë të veçantë në drejtim të sistemimit të rrjetit rrugor e sinjalistikës rrugore.
Në Vlorë
Bllokohet automjeti luksoz i vjedhur në Itali
Policia e Vlorës ka bllokuar mbrëmjen e së mërkurës një autoveturë të llojit "BMW CX", e cila rezultoi të ishte vjedhur në Itali, ndërkohë që nisi procedimin penal ndaj pronarit të tij. Lajmi është bërë i ditur dje nga të dhëna zyrtare të policisë lokale, sipas së cilës, automjeti luksoz, në pronësi të 26-vjeçarit G. Ndreu, u bllokua gjatë një aksioni të uniformave blu në një nga rrugët e qytetit. Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se autovetura ishte e vjedhur në Itali, ndërkohë që policia vendosi masën e bllokimit dhe nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 26-vjeçarit G. Ndreu. Sipas policisë, ky rast e çon në 5 numrin e autoveturave të bllokuara gjatë javëve të fundit nga policia e Vlorës, për shkak se ato kanë rezultuar të vjedhura në shtetin fqinj.