E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagoset me armë zjarri 60-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri, pas një grindje të momentit.
 

Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku 60 vjeçari Ndue Çela është qëlluar nga një adoleshent me armë, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.
 

Ndërkohë që mësohet se plagosja ka ardhur nga sherri i momentit i ndodhur mes 2 personave, nga ku mbeti i plagosur Çela.
Dyshohet se 60-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga i riu 17-vjeçar me inicialet E. P.
 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe fillimisht ka transportuar të plagosurin në spitalin e Durrësit, për të marrë mjekimin e parë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes dhe po vijon me hetimin e mëtejshëm të ngjarjes. Mësohet se shkak i plagosjes është një konflikt i vjetër familjar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›