Bulqizë, banorët në alarm: Do të vdesim të gjithë
Tashmë askush nuk e vë në dyshim etiketimin e Bulqizës si vendin e vdekjeve të paralajmëruara për njerëzit e saj. Kështu, në harkun kohor të një viti, aty kanë humbur jetën, duke punuar në galeritë e thella të kromit dhe jashtë tyre, në stoqe, 13 persona. Miniera e nxjerrjes së kromit në Bulqizë, ose thënë ndryshe gjiganti i industrisë minerare në vendin tonë dhe më gjerë, që në 60 vite jetë të saj ka nxjerrë mbi 13 milionë tonë krom, pas viteve ‘90, për mungesë të investimeve erdhi vazhdimisht në tkurrje dhe mbyllje me konservim të galerive të saj. Numri i punëtorëve gjithashtu erdhi në rënie, ku nga 12 mijë para viteve ‘90, ra në 2500 në ‘92-shin.
Pikërisht këto shkurtime çuan në nisjen e protestave nga minatorët, protesta këto që nuk zgjidhnin pothuajse asgjë, përveçse disa ndryshime drejtorësh dhe stafi të administratës, në kondicion me qeveritë që nxirrnin fushatat e zgjedhjeve parlamentare. Kjo situatë e degradimit të minierës, me mungesë totale investimesh, vazhdoi deri në 2001-shin, kur dhe ajo iu dha me koncesion firmës italiane "Darfo-Albania", e cila e reduktoi edhe më tepër numrin e punëtorëve, deri në 660 gjithsej.
"Darfo" rendi vetëm mbas nxjerrjes së mineralit, duke mos hapur asnjë punim thellësie, si dhe duke neglizhuar kushtet e sigurisë në punë për minatorët. Kjo gjendje shfrytëzimi "barbar", siç e cilësojnë specialistët e vjetër të kësaj miniere, vazhdoi deri në fundvitin 2006, kur edhe u regjistrua humbja e parë e jetës për minatorin Besnik Alliu.
Edhe pse ishte një paralajmërim serioz për rrezikun e jetës së minatorëve, rasti u anashkalua nga firma e huaj dhe qeveria. Por, minatorët e ndjenë seriozisht rrezikun që i kërcënonte nga puna në minierë, aty nga mesi i vitit të kaluar, kur dhe nisën protestat e tyre, për kushte sigurie në punë dhe rritje pagash. Por, asnjë shenjë reagimi nga administratori dhe qeveria. Pikërisht në këtë kohë nis edhe seriali i vdekjeve të paralajmëruara në minierë, ku shënohen dy viktimat e para brenda një dite, Avni Duriçi dhe Hysen Elezi, për të vazhduar deri në ditët e sotme, ku para tri ditësh u regjistrua viktima e 13-të, Xhevat Bulqiza, në harkun kohor të një viti. Por, për fat të keq, asnjë reagim nga ana e qeverisë, edhe pse 13 familje minatorësh humbën kryefamiljarët, duke lënë dhjetëra fëmijë jetimë, që çdo njëra prej tyre jeton me një pension që varion nga 8 mijë deri në 12 mijë lekë të rinj. I vetmi preokupim i qeveritarëve ka qenë organizimi i funeraleve për këta minatorë.
Rritja e interesit për kromin, për shkak të rritjes së çmimit të tij, si dhe fakti që minerali është i vetmi resurs jetese për bulqizakët bëri që shumë banorë, përfshi gra dhe fëmijë t‘u sulen edhe stoqeve për të mbledhur krom, në përpjekje për mbijetesë, pa marrë parasysh se jeta e tyre vihej në rrezik.
Kështu, brenda tre muajve në stoqe kanë gjetur vdekjen tre persona, ku më i fundit Xhevat Bulqiza, 53 vjeç, për të cilin autoritetet u përpoqën që ta klasifikonin vdekjen si aksident të një kalimtari mbi stoqe dhe jo të një punëtori që mblidhte krom. Funerali i Xhevat Bulqizës, me origjinë egjiptiane, teksa është përcjellë për në banesën e fundit vetëm nga familjarët e tij, shtron të vetmen pyetje për banorët: "kush e ka radhën tani"! Kështu nuk dihet se edhe sa viktima të tjera të kromit duhen që shteti të vërë dorë në Bulqizë, për të ndaluar këto vdekje të paralajmëruara.
Si shpjegohet që në galeri dhe stoqe ende vazhdon puna edhe pse ata janë të bllokuara nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës? Kush duhet ta ndalojë këtë punë të jashtëligjshme? Si lejohet të punohet pa asnjë kusht të sigurisë në punë dhe me metoda aspak profesionale? Këto dhe të tjera pyetje si këto, kërkojnë përgjigje urgjente nga qeveria, nëse vërtet ka vullnetin e duhur për të ruajtur gjënë më të shtrenjtë për shtetasit e vet, jetën e tyre.
VIKTIMAT
TETOR 2006
Besnik Alliu, miniera e kromit Bulqizë
QERSHOR 2007
Avni Duriçi, miniera e kromit Bulqizë
Hysen Lezi, miniera e kromit Bulqizë
GUSHT 2007
Zaim Hysa, miniera e kromit Bulqizë
GUSHT 2007
Mehdi Jani, miniera e kromit Bulqizë
DHJETOR 2007
Sami Doga, miniera e kromit Bulqizë
JANAR 2008
Hekuran Gjeta, stoqet e kromit në Bulqizë
SHKURT 2008
Njazi Alliu, miniera e kromit Bulqizë
MARS 2008
Përparim Haslika, miniera e kromit Batër-Martanesh
PRILL 2008
Haki Kocja, miniera e kromit Batër-Martanesh
MAJ 2008
Nevruz Gjoka, stoqet e kromit në Bulqizë
Mehmet Rama, miniera e kromit Batër-Martanesh
QERSHOR 2008
Xhevat Bulqiza, stoqet e kromit në Bulqizë
Stoqet e kromit, policia e përfshirë
Kreu i Bashkisë së Bulqizës ngre dyshimet për përzierje në shfrytëzimin e paligjshëm
Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta, akuzon segmente të policisë se janë përfshirë në tregtinë e paligjshme të mineralit të kromit, duke penguar kështu vënien nën kontroll të situatës në stoqet e mineralit të varfër, ku po ndodhin aksidente të njëpasnjëshme. Në një intervistë për gazetën "Shqip", kryebashkiaku i Bulqizës thotë se vetëm privatizimi i shpejtë i stoqeve të kromit do të ndalë serinë e aksidenteve vdekjeprurëse në këtë vend.
Ǒmund të thoni për aksidentin e ditës së enjte në stoqet e kromit?
Janë dhënë versione të ndryshme, nga media dhe policia, për ndodhjen e këtij aksidenti, ku fatkeqësisht humbi jetën 53-vjeçari Xhevdet Bulqiza. Por, sido që të jetë e vërteta, një gjë mbetet e rëndësishme, se aksidentet me humbje jetësh njerëzore gjatë punës për mbledhjen e gurëve të kromit në stoqet e minierës, prej më se një viti, janë bërë tejet shqetësuese. Ndaj unë, në radhë të parë si mjek nga profesioni dhe kryetar i Bashkisë Bulqizë, gjej rastin të ngushëlloj të gjithë familjet e minatorëve që kanë humbur jetën gjatë punës në këtë minierë.
A e ka kryer policia detyrën e saj për ndalimin e punës së jashtëligjshme në stoqet e kromit, pas vendimit të ministrit Ruli për këtë problem?
Gjykoj se puna e policisë ka qenë e pamjaftueshme në këtë drejtim, pasi kur fatkeqësisht ndodh ndonjë aksident, puna ndërpritet, por pas disa ditëve ajo fillon përsëri sikur të mos ketë ndodhur gjë. Natyrisht që nuk mund të akuzoj gjithë policinë, por dyshoj se elementë të veçantë të saj janë të përfshirë në punën e jashtëligjshme që bëhet në stoqet e kromit. Gjykoj, se po ta ketë policia seriozisht, brenda 10 ditëve ndalohet puna e jashtëligjshme në këto stoqe.
Ju si kryetari i qeverisjes vendore në Bulqizë, ç‘mendoni për zgjidhjen e këtij problemi?
Shpesh flitet se nga persona të caktuar, pretendohet se vendburimet e kromit janë në tokat në pronësi të tyre, por kjo absolutisht nuk është e vërtetë. Mua si kryetar i kësaj bashkie nuk më rezulton në asnjë rast që vendburimet e mineralit të kromit të jenë në pronësi private. Ndaj, prej më shumë se një viti, i jam drejtuar Ministrisë së Ekonomisë për privatizimin e stoqeve të kromit nga firma serioze me kapacitete profesionale të duhura, për sigurimin e jetës së punëtorëve që do të punojnë aty. Dhe unë gjykoj se kjo mund dhe duhet të realizohet, duke i dhënë më shumë kompetenca qeverisjes vendore në dhënien e licencave për shoqëritë private. Gjithsesi, me rëndësi mbetet mesazhi që unë dua të jap: "Ndal aksidenteve me humbje jete në stoqet e kromit".