Bulqizë, familja në varfëri ekstreme, dimri kalohet këmbëzbathur
BULQIZË- Skamja dhe varfëria janë ulur këmbëkryq në familjen e Ilmi Elmazit në komunën Zerqan të Bulqizës. Kryefamiljari tregon se ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike, pa asnjë të ardhur dhe madje nuk trajtohen nga komuna as me ndihmë ekonomike. “Vetë jam i sëmurë, nuk punoj dot, punon djali më i madh kur gjen punë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme as nga komuna, asgjë” tregon kryefamiljari. Tre fëmijët e familjes Elmazi nuk ndjekin as arsimin e detyrueshëm për shkak të kushteve të ëvshtira ekonomike. Streha e tyre u dëmtua nga tërmeti i shtatorit dhe dëmshpërblimi i dhënë ka qenë vetëm 200 mijë lekë të vjetra, të cilat nuk kanë mjaftuar as për të kryer shërbimet më minimale të shtëpisë. (e.n/News24/BalkanWeb)