E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja detare me Greqinë, Meta: Pranojmë vendimin e Kushtetueses

Ministri i Jashtem Ilir Meta reagoi pas vendimit te gjykates Kushtetuese qe kerkon rishikimin e marreveshjes se caktimit te kufijve detar mes Greqise dhe Shqiperise duke u shprehur se qeveria respekton vendimin pavaresissht nese eshte dakord apo jo. “Në cilindo rast, sikurse jam shprehur dhe përpara se kjo çështje të ankimohej në Gjykatën Kushtetuese, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo është një domosdoshmëri që vjen nga respekti i qeverisë për pavarësinë e gjykatave dhe të institucioneve të pavarura, pavarësisht nga pretendimet apo nga rezervat që mund te kemi” tha Meta.

Meta tha se ky vendim nuk cenon marrëdheniet me Greqine ndersa nuk e
kurseu ironine per menyren sesi gjykata kishte trajtuar kete ceshjte
gjate shqyrtimit. “Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie të cilat do
të ecin përpara, ashtu sikurse jemi të bindur se zgjidhja e gjithë
çështjeve të cilat janë të mbartura nga e kaluara, sikurse është dhe
çështja e këtyre kufijve, absolutisht që është një gjë e domosdoshme, aq
më tepër për një vend që synon të integrohet në Bashkimin Europian. Mua
nuk më shkon të them as që më vjen mirë dhe as që më vjen keq. Mua më
takon të them se do të respektojmë vendimin e gjykatës, pavarësisht nëse
na vjen mirë apo jo, të bindur apo jo, do të shikojmë dhe argumentimin,
Por ju e dini që atje janë bërë  pyetje të cilat i takojnë dhe
Parlamentit, sikurse ishte pyetja që u drejtohej përfaqësuesve të
qeverisë: “ Nga niseni ju kur thoni se përse janë të mira marrëdhëniet
me Greqinë”- tha Meta.

Marrëveshja e caktimit kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë të
nënshkruar në mars të vitit të kaluar gjatë vizitës së kryeministrit
grek Kostas Karamanlis në Tiranë. Ne vendimin e saj për negocimin e
kësaj marrëveshjeje gjykata kushtetuese argumenton se në
projektmarrëveshje konstatohen shkelje proceduriale dhe substanciale që
bien në kundërshtim me kushtetutën dhe konventën e tretë ndërkombëtare
të OKB për të drejtën e detit të vitit 1982. 

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›