E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Topi të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës politike

Ndërkombëtarët vazhdojnë të këmbëngulin në faktorizimin e presidentit Topi, si ndërmjetës për të zgjidhur krizën politike në vend. Pas Këshillit të Europës nëpërmjet rezolutës së dy reporterëve të tij, është ambasadori i OSBE-së Robert Bosh ai referohet Bamir Topit si negociatori më i mundshmë në këtë situatë.

“Këshilli i Europës sugjeron që kompromisi të jetë një hap që duhet të
hedhin të gjithë se bashku. Më pëlqen fakti që iu dha një rol
presidentit të republikës. Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe ai do
të dalë mbi to. Nuk besoj se do të binte dakord me një konsensus që
shkel kushtetutën. Duhet të jetë një kompromis që duhet të mbrojë ligjin
dhe kushtetutën. Ne ndërkombëtarët jemi këtu pikërisht për të garantuar
këtë dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë lloj kompromisi që do të thyejë
kushtetutën” tha Bosh.

Gjithashtu për herë të parë, Bosh shpreh angazhimin e ndërkombëtarëve
për të luajtur rolin e ndërmjetësit. “Sa here që kemi 2 pale që mendojnë ndryshe, duhet arritur një lloj
kompromisi sepse kjo nuk është një ndeshje fubolli ku ka vetem nje
fitues, por duhet të respektohet interesi i vendit. Shpresoj që të
zbatohet rekomandimi që do të jepet nga Këshilli i Europës. Nëse na
kërkojnë ne ndërkombëtarët angazhohemi të luajmë ndërmjetësin, por ju
përket ju të merrni hapin e pare” tha Bosh.

Por megjithatë kompromisi sipas ambasadorit të OSBE nuk do të cënojë
kushtetutën dhe konkretisht pavarsinë e gjyqesorit e vendimeve të tij.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›