Bulqizë, gjendet i vrarë në banesë çifti
12/10/2009 Dyshohet krim brenda familjes, gjakmarrje ose grabitjeje. Dëshmon një i afërm, prezent në ngjarje
BULQIZE- Gjenden të vrarë në banesën e tyre një çift i ri bashkëshortësh të ardhur në Bulqizë nga Shkodra. Burrë e grua, Bledar dhe Arjeta Bilali përkatësisht 29 vjeç dhe 25, vjeç janë gjetur të qëlluar me armë në banesën e tyre në këtë qytet rreth orës 09:30 të mëngjesit të djeshëm. Ndërkohë sipas ekspertizës mendohet se ata janë vrarë mbrëmjen e së shtunës. Çifti kishte vetëm 8 muaj që kishte vendosur të jetonte në Bulqizë. Dje në mëngjes fqinjët kishin parë të hapur derën e apartamentit në katin e tretë të një pallati në lagjen “Minatorët” dhe kur kishin hyrë kishin parë të vdekur dy të rinjtë.
Pistat
Policia dyshon se vrasja mund të ketë ndodhur mbrëmë, ndërsa po hetohet nëse kemi të bëjmë me një krim brenda në familje apo vrasjen e çiftit nga një person i tretë. Banorët përreth thanë se kishin dëgjuar krisma armësh nga brenda banesës. Një i afërm i viktimave është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshmi mbi vrasjen. Sipas policisë, i afërmi ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes dhe ka dëshmuar se gruaja Arjeta ka vrarë fillimisht burrin dhe më pas veten. Pista tjetër e hetimit është ajo vrasjes nga një person i tretë. Një grup ekspertësh kriminalistë si dhe përfaqësues të mjekësisë mjekoligjore janë nisur nga Tirana për të marrë pjesë në hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Dyshimet hidhen dhe në një vrasje nga një person i tretë për motive të gjakmarrjes. Çifti ishte larguar pak kohë më parë nga Shkodra dhe ishte vendosur në Bulqizë, por pa ndryshuar gjendjen e tyre civile. Pistë tjetër është dhe vrasja për motive grabitjeje. Bledar Bilali, djaloshi 29-vjeçar ishte pronar i një miniere kromi në Bulqizë dhe një ditë më parë kishte shpërndarë rrogat e punonjësve të firmës së tij, dhe dyshohet se Bilali kishte ende para në banesë për rrogat e punonjësve. Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin e vogël të Bulqizës.