Bulqize, minatorët bllokojnë makinat me krom
Përshkallëzohet protesta e minatorëve të Bulqizës. Në ditën e dytë të grevës, minatorët kanë bllokuar jo vetëm punën në galeritë e nxjerrjes së kromit, por edhe transportimin e mineralit drejt Portit të Durrësit për eksport. Madje 600 minatorët që janë hedhur në grevë, kërcënojnë deri me bllokimin e rrugës nacionale në rast se kërkesat e tyre nuk do të merren në konsideratë nga qeveria. Urdhri i ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, me nr. 3004/1, datë 21.03.2008, për ndërprerjen e punës në galeritë e nxjerrjes së kromit në "Zonën D", për arsye të mosplotësimit të kushteve të sigurisë në punë për minatorët, nxiti 600 minatorët e kësaj miniere të nisin protestat, në mbështetje të 74 minatorëve të kësaj zone, që mbetën të papunë nga lëshimi i këtij urdhri. Minatorët e kanë cilësuar këtë urdhër të ministrit Ruli, korruptiv, pasi penalizon minatorët dhe i hap rrugë privatizimit të paligjshëm të galerive, që merren sipas tyre nga persona të lidhur me pushtetin. Kryetari i sindikatës, Dilaver Përkoxha, tha për "Shqip", se "babëzia e pushtetarëve për të përfituar sa më shumë nga shitja e mineralit të kromit, që aktualisht falë konjukturës së mirë të çmimit të shitjes, është kthyer në një biznes shumë fitimprurës, po përgatit një Gërdec të dytë këtu në Bulqizë". Aferat korruptive, që po luhen në minierë, sipas tij janë krejt të hapura, pasi po qe se vërtet në galeritë e "Zonës D", mungojnë kushtet e sigurisë në punë, kjo duhet të vlejë edhe për minatorët e firmave private, të cilët vazhdojnë punën krejt normalisht.
Drejtori i minierës, ing. Petrit Duva, tha se "në bazë të urdhrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ne jemi detyruar të ndërpresim punën dhe një grup i RISHM-it, prej 10 vetash, do të studiojë kushtet e sigurisë në punë. Ndërsa për 74 minatorët e mbetur të papunë, një pjesë prej tyre do t‘i sistemojmë në galeritë e niveleve të pusit nr.2, ndërsa pjesa tjetër do të kalojë me leje të zakonshme".
Por e gjitha kjo do të zgjasë vetëm një muaj dhe më pas nuk dihet sesi do të vejë halli i këtyre 74 minatorëve të mbetur të papunë. Nga burime jo zyrtare merret vesh se RISHM-i ka bllokuar në kuadër të kushteve të sigurisë në punë edhe disa firma private, por një gjë e tillë është bërë në mënyrë krejt selektive, kur dihet se galeritë janë në të njëjtën zonë dhe kanë të njëjtat kushte sigurie. "Kështu ka ndodhur me galerinë 1050, që është një minierë e dytë në Bulqizë dhe ku puna ende vazhdon", thotë Agim Mera, njëri nga minatorët grevistë. Në lidhje më këtë, drejtori i minierës, thotë se ka dijeni për nisjen e një shkrese nga Ministria e Ekonomisë, për ndalimin e punës nga firmat private të nxjerrjes së kromit. Ndërsa i pyetur për mundësinë e ndërhyrjes së policisë, për ndalimin e punës në galeritë private, shefi i Komisariatit të Bulqizës, Alush Bunguri, thotë se ende nuk ka dijeni për një gjë të tillë.