Emigrantët nuk shlyejnë kreditë, 1 miliard lekë borxh në Korçë
Emigrantët që kanë arritur të marrin kredi nga banka dhe institucione të ndryshme financiare janë kthyer në shqetësim për Zyrën e Trajtimit të Kredive në Korçë, pasi nuk i shlyejnë prej vitesh kreditë e marra, duke akumuluar një borxh prej afro një miliard lekësh.
Një numër i madh personash, të cilët rezultojnë të jenë emigrantë jashtë vendit, kanë mbetur debitorë ndaj Zyrës Rajonale të Trajtimit të Kredive në Korçë. Këtë e pohon një specialist i kësaj zyre, Bujar Killo, sipas të cilit prej vitesh emigrantët rezultojnë debitorë për kreditë e marra. Kreditë, sipas të dhënave të kësaj zyre, mësohet se janë marrë kryesisht nga Banka Tregtare Agrare apo banka të tjera të nivelit të dytë, si dhe nga Instituti i Sigurimeve.
Agjencia e Trajtimit të Kredive, e cila njihet si pronare e vetme e arkëtimit të kredive në buxhetin e shtetit, ka filluar ndërkaq përpjekjet për të kontaktuar me emigrantët apo familjet e tyre në mënyrë që të ulet numri i debitorëve.
Megjithatë, emigrantët huamarrës, që janë larguar në emigracion prej të paktën dhjetë vjetësh, mbeten një problem shumë i vështirë për t‘u zgjidhur për sa i përket kthimit të kredive të marra nga bankat.
Huamarrësit debitorë mësohet se kanë marrë kredi për blerjen e mjeteve të transportit, apo të makinerive bujqësore si traktorë, autokombajna, për ndërtimin e baxhove dhe linjave për grumbullimin e përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, makineri të thjeshta bujqësore etj.
Shuma e kredive të marra nga emigrantët mësohet se shkon nga 1 milion deri në 3 milionë lekë për një person. Ndërkohë që janë me dhjetëra ata emigrantë, që pasi kanë përfituar kreditë për të çelur aktivitete private, janë larguar jashtë vendit.
Një vështirësi për mbledhjen e kredive qëndron edhe në faktin se një pjesë e kredimarrësve kanë dështuar në aktivitetin e tyre privat dhe si rrugëzgjidhje për t‘u shpëtuar detyrimeve apo telasheve me zyrën e Përmbarimit kanë zgjedhur largimin jashtë vendit. Në shumë nga këto raste, edhe pse është tentuar të realizohet shlyerja nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit, ka qenë shumë e vështirë për faktin se këta huamarrës, të larguar në emigracion jashtë vendit, rezultojnë që nuk kanë pasuri të patundshme për t‘u konfiskuar.
Në të gjithë vendin, shuma e kredive të pashlyera ndaj ish-bankave shtetërore dhe institucioneve të tjera buxhetore llogaritet në rreth 70 milionë euro. Agjencitë Rajonale të Trajtimit të Kredive e kanë pasur të vështirë të mbledhin borxhet e akumuluara prej vitesh, pasi shumica e kredive janë dhënë pa garanci hipotekore dhe tani debitorët nuk kanë më asnjë pronë të regjistruar në emrin e tyre, që të mund të sekuestrohet për shlyerjen e borxhit.
Mësohet se një pjesë e konsiderueshme e debitorëve janë ish-zyrtarë vendorë dhe të afërm të tyre, ndërsa një pjesë tjetër e tyre kanë emigruar tashmë jashtë vendit, pa lënë pas asnjë pronë.