E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, parandalohet një vrasje, në pranga agresori

Jo vetëm që e çon drejt divorcit, por edhe e kërcënon me vdekje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë së komisariatit të Shijakut ka parandaluar një vepër të rëndë penale dhe ka bllokuar një pistoletë Makarov. Kujtim Tila, 32 vjeç, nga Manza është arrestuar nga policia, pasi ka goditur me grushte dhe më pas kanosur me vdekje shtetasin Elani Guri nga Qendër-Sukth, baba i tre fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Qendër-Sukth, pranë shtëpisë së Elani Gurit, i cili sipas burimeve policore, është ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja. Shkak i divorcit të çiftit Guri ka qenë Kujtim Tila, gjithashtu i martuar dhe me dy fëmijë. Ndërsa sherri kishte plasur mes të dyve, policia ka ndërhyrë duke shmangur përdorimin e armës ndaj Gurit. I arrestuari ka shkuar të ushtrojë presion mbi të, duke e kanosur edhe me pistoletën që mbante pa leje. Marrëdhënia jashtëmartesore që çoi në prishjen e familjes së Elani Gurit dyshohet të ketë ndikuar dhe në martesën e të dyshuarit si prishës i martesës së parë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›