Nuk permbushnin standartet. Bllokohen mallra importi ne Korce
Autoriteti i Ushqimit në Korçë ka kryer disa bllokime të mallrave të importit që ishin për shpërndarje në tregun shqiptar. Kontrollet në 5 pikat doganore të këtij rrethi janë të përditshme dhe sipas drejtuesve të AKU-së nuk ka asnjë rast kur ushqimet shkelin standartet e sigurisë. Në pikat doganore të Korçës dhe Pogradecit ka shërbim 24 orë me 18 inspektorë.
“Mund të përmendim raste të kthimit të disa ngarkesave të derave në doganën e Kapshticës apo të pulave të shkartimit të cilat nuk lejohen të hyjnë në republikën e Shqipërisë apo raste të tjera të produkteve fitosanitare të cilat kanë qëndruar në doganë mbi 48 orë apo më shumë derisa kanë kryer të gjitha procedurat dokumentare të nevojshme për të hyrë në republikën e Shqipërisë”- tha drejtori i AKU, Beniamin Napuçe.
Mungesa e etiketave në gjuhën shqipe dhe afatit të skadencës ka detyruar inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Gjirokastër që të kryejnë sekuestrim dhe vendosin gjoba për subjektet e ndryshme. Kontrollet në pikat doganore janë të pandërprera por problem ngelen tregtarët ambulantë dhe prodhimet vendase.
Jorgjeta Gjançi