E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat ne finale e Superkupes policia e Korces Faji i tifozeve te Tiranes

Fajtore për incidentet në ndeshjen e Supërkupës mes Tiranës dhe Skëndërbeut ishte tifozeria kryeqytetase. Në këtë perfundim ka dalë policia e Korçës e cila ka lëshuar dhe një deklaratë për situatën e krijuar gjatë së enjtes. Hetime e kryera, sipas policisë kanë gjetur dhe shkakun e protestës dhe përplasjes mes tifozerive.

Në deklaratë thuhet se tribuna e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, për tifozët e ekipit të Tiranës ka qenë tribuna C, vendi jo tradicional për tifozërine mike, por kësaj rradhe në krah me tifozët e ekipit të Skënderbeut. Pasi janë njohur me këtë vendim, tifozët e Tiranës rreth 250 veta, kanë zbritur në pjesën e prapme të stadiumit dhe kanë vazhduar me ofendime ndaj tifozëve vendas, xhest i cili ka sjellë reagim nga pala tjetër dhe konfrontim duke u hedhur nga të dyja palët sende të ndryshme.

Policia e Korçës nuk ka bërë asnjë sqarim për ato çka ndodhën brenda në stadium, ku tifozë vendas, veçse hodhën objekte në fushë shkelën dhe tapetin e gjelbër duke sulmuar lojtarët e Tiranës. Për herë të parë në një përballje të Superkupës ndodhi shtyrje me 59 minuta e ndeshjes dhe pati përplasje fizike e hyrje në fushë. Në fund të ndeshjes u regjistruan 10 të plagosur, 20 të shoqëruar nga policia dhe 4 procedime penale.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›