E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët punë në të zezë

 

BULQIZE - Qindra minatorë që punojnë në sektorët minerarë nuk kanë nënshkruar kontratë pune me punëdhënësit. Të gjithë sektorët janë tashmë të privatizuar, mirëpo shteti nuk ka bërë asnjë përpjekje, që drejtuesit ligjorë të minierave të nënshkruajnë kontratat individuale dhe kolektive të punës. Sipas Këshillit Sindikal të minatorëve, strukturat shtetërore janë të detyruara me ligj të kërkojnë nga sipërmarrësit e sektorëve minerarë të jenë korrektë me punonjësit që kanë punësuar. "Kushtet në të cilat punojnë minatorët e Matit e Bulqizës dihen. Minatorët punojnë në thellësitë e galerive, lagështia është e madhe, errësira një shqetësim më vete, pluhurat e zhurmat janë të padurueshme, rreziku nga shembjet dëmton jetën dhe shëndetin e punëtorëve të nëntokës", thonë minatorët që punojnë ende në të zezë. Këto ditë minatorët e Bulqizës kanë bërë publik shqetësimin e tyre se firmat minerare nuk kanë pranuar të nënshkruajnë kontratat e punës me minatorët.   h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›