E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet i vrarë me armë zjarri, 33-vjeçari

Një i ri 33-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.
Policia e Tiranës bën me dije se viktima, Sokol Doçi, është gjetur i pajetë në rrugën “Shyqyri Ishmi”, mbrëmjen e djeshme rreth orës 01: 15 prapa shkollës 9-vjeçare “1 Maji”, në Tiranë.
Vdekja e Doçit, ka ardhur si pasojë e plumbave të marrë nga arma e zjarrit.
Në vendngjarje shkuan menjëherë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.
Policia e Tiranës, informon se për hetimin e kësaj ngjarje, aktualisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor, të cilët po kryejnë proçedurat e marrjes në pyetje e veprimeve të tjera hetimore dhe proçeduriale, me synim zbardhjen tërësisht të rrethanave të ngjarjes, motiveve si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Nga kryerja e veprimeve dhe nga kqyrja e vendngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 copë gëzhoja të kalibrit 7.65mm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›