Shkodër, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari

31-vjeçari Edmond C, është plagosur me armë zjarri në këmbë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, në lagjen “Skënderbeg”, në një lokal privat, kur 31-vjeçari është gjuajtur me armë zjarri nga një tjetër person. Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe është vënë në kërkim të tij.
Ndërkohë që i plagosuri në këmbën e majtë, pasi mori ndihmën e parë në spitalin rajonal të Shkodrës, u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin Ushtarak, në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga struturat e Sektorit Kundër krimeve të rënda po punohet për kapjen e autorit të krimit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve e rrethanave të ngjarjes.