E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, asgjësohen 4 parcela të mbjella me kanabis

4 parcela të mbjella me “Canabis Sattiva”, janë asgjësuar në rrethin e Vlorës. Policia ka nisur procedimin penal për identifikimin dhe kapjen e shtetasve, të cilët kanë mbjellë e kultivuar në disa fshatra të këtij rrethi, parcela të ndryshme me bimë narkotike si ajo e llojit “Canabis Sattiva”.
Në parcelën, e cila ndodhej në fshatin Rexhepaj, komuna Vllahinë në vendin e quajtur “Batallëk” është gjetur dhe asgjësuar një sipërfaqe prej 25 m², e kultivuar me 17 rrënjë bimë narkotike.
Në fshatin Gërnec, komuna Vllahinë në vendin e quajtur “Përroi i Zi” është gjetur dhe asgjësuar një sipërfaqe prej 30 m², e kultivuar me 28 rrënjë bimë narkotike.
Edhe në fshatin Gjorm, komuna Brataj, në vendin e quajtur “Këmba e Mosullës”, policia ka asgjësuar një sipërfaqe prej 500 m², e kultivuar me 198 rrënjë bimë si ajo e llojit “Canabis Sattiva”. Policia e Vlorës, ka asgjësuar gjithashtu edhe parcelën e mbjellë me lëndë narkotike, e cila ndodhej në fshatin Zvërnec.
Për gjithë sasinë e mësipërme të bimëve të gjetura është bërë dokumentimi ligjor dhe prerja e tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›