Tiranë, arrestohet 24-vjeçari me 17 doza heroinë

Policia e Tiranës ka prangosur 24-vjeçarin, Klajdi Zelia, pasi pas kontrollit të ushtruar iu gjetën në xhepin e pantallonave, 17 doza heroinë.
24-vjeçari, Zelia është arrestuar ditën e djeshme rreth orës 10:00, në rrugën e Durrësit.
Ndërkohë që nga kontrolli i ushtruar në banesë, të riut iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 doza të tjera, në total 17 doza lëndë pluhur e dyshuar si heroinë, një telefon celularë i markës “Nokia”.