Bulqizë, ndalet protesta, 2 në pranga
BULQIZE - Pas ditës së tretë të protestës së një grupi banorësh të Bulqizës kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat ishin dislokuar në Drejtorinë e Policisë Dibër prej një jave. 32 drejtues ligjorë të subjekteve private u kërkuan autoriteteve të policisë të ndërhynin me forcën e ligjit për të zhbllokuar rrugën e për të mundësuar vijimin normal të aktivitetit të tyre. Efektivët e FNSH-së kanë ndaluar 2 prej organizatorëve të protestës, Idajet Hoxha dhe Ajet Liçi, ndërsa një i tretë hetohet i lirë. Sipas Policisë Bulqizë, mbi tre shtetasit rëndon akuza për "thirrje publike për veprime të dhunshme", "kanosje për shkak të detyrës", "fyerje për shkak të detyrës". Arrestimi i këtyre personave ka bërë që dje paradite të mos kishte protesta në rrugët e Bulqizës, ndërsa u ndërhy nga policia për hapjen e rrugës që të çon në miniera private. h.p