E Diel, 1 Nëntor 2026

Has, vdes duke gjetur krom 49-vjeçari



HAS - Një 49-vjeçar, baba i pesë fëmijëve, është viktima më e fundit e galerive të kromit, në të cilat punohet pa asnjë kusht të sigurisë. Policia e Kukësit bëri të ditur se Xhevdet Aliaj, nga fshati kufitar Zgjeç, humbi jetën në një galeri kromi, në zonën minerare të Golajve rreth orës 09:30 të ditës së djeshme. Një i afërm i viktimës, i cili ka mundur të shpëtojë, tregoi se një sasi minerali e kishte zënë nën vete Aliajn, duke mos i dhënë asnjë mundësi për të jetuar. Ata kishin hyrë për të mbledhur krom në një prej të ashtuquajturave galeri private të kromit, të cilat i hapin vetëm banorët që pretendojnë se janë pronarë të tokës. Galeritë janë shfrytëzuar nga shteti para viteve '90, por vitet e fundit, banorë të zonës hyjnë brenda tyre për të siguruar krom me qëllim tregtimin e tij, pa marrë parasysh rrezikun për jetën. j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›