Kultivimi i mendimit transformues
Ndriçim Kulla
Po flitet shumë mbi krizën që ka pllakosur të majtën kudo në Evropë. Po kështu edhe për faktin se normaliteti evropian tashmë e ka humbur shkëlqimin e vet, po ngecet e po i ngjan diçkaje të zakonshme. Evropa nuk është më ai vendi shembullor i demokracisë, pasi normaliteti i saj ka filluar t’i ngjajë më tepër një zakoni që për inerci po shkërmoqet. është edhe ajo në kërkim të mendimeve të reja, ashtu e kërcënuar nga anti-politika, nga topitja mendore, nga një e shkuar që nuk pasuron më (vërehet përveç krizës së të majtës, edhe varfërimin ideor i partive popullore, çka është domethënëse). Në shumë vende të saj e majta dhe e djathta kundërvihen e përkëmbehen në pushtet, por pa u rinovuar kurrë në thellësi, duke këmbyer vetëm fytyrën. Kanë mbetur forca që kacavirren tek e shkuara, edhe kur denoncojnë burokracitë partiake. Ky mendohet të jetë problemi themelor. Por ajo çka është risi në nivel evropian është ideja për të gjetur një mënyrë për të bashkuar forcat dhe për të përmirësuar këtë shndërrim të jashtëzakonshëm të kohës dhe të qëndrimit ndaj politikës. është theksimi i demokracisë qeverisëse, që nënkupton një identitet, që lipset të përballet me realitetin dhe të dijë ta administrojë atë. Një risi tjetër është thyerja e zakoneve të marrëdhënieve të deritanishme politike në favor të sfidës së re që po parashtron koha: qytetarëve ashtu si dhe partive u kërkohet të kuptojnë artin e koalicionimit me të ndryshmen. Në vijimin afatshkurtër, ky program politik, ky projekt, parashikon sigurisht në kohë të caktuara dhe interesa të caktuara (nënkupto madhore) një marrëveshje të së majtës me të djathtën, qoftë edhe të përkohshme, që nuk duhet të pengojë më pas përkëmbimet e ardhshme të pushteteve. Në thelb e në perspektivën afatgjatë, gjimnastika mendore që propozohet konsiston në kapacitetin virtual të çdo grupimi për të kooperuar si nga e majta, ashtu dhe nga e djathta e elektoratit, për ta çvjetërsuar si profilin paraqitës të njërës forcë, ashtu edhe të forcës tjetër dhe për t’i kthyer shoqërisë dhe vendit një bipolarizim të fortë, të moderuar, me njerëz dhe mendësi të re. Ashtu si Herbert Wehner, protagonist i social-demokracisë gjermane dhe autor i koalicionit të madh gjerman, edhe ky përfaqësues modern i kësaj rruge, duket i bindur se të qeverisësh në mënyrë të qëndrueshme arrihet vetëm në sajë të kushtit të mësimit të virtyteve të tilla si elasticiteti mendor e programor dhe i aftësisë së riformimit. Po përse vallë lipset kaq urgjentisht ky reformim? Në origjinë të kësaj metamorfoze të mendimit francez nuk qëndrojnë humbjet e njëpasnjëshme të një partie, si në Gjermaninë dhe Anglinë e viteve ‘50-‘60. Sot janë sëmundjet, më të gjera se sa duken, të demokracisë përfaqësuese, ato që kërkojnë ndryshim. E ky është pikërisht rasti që na përshtatet ne shqiptareve sot si shoqëri dhe demokraci. Sidomos ngjarjet dhe zhvillimet e muajve të fundit kanë zhvilluar atrofinë e bipolarizimit klasik, që u mendua të lulëzojë në Shqipëri, pas ligjit të ri të zgjedhjeve. Kanë zhvilluar edhe disavantazhet e mbylljes së hekurt reciproke, që partitë kanë ndaj propozimeve të njëra-tjetrës.
Shumë shpejt, e majta dhe e djathta pa një transformim të menjëhershëm do ta gjejnë veten të pafuqishme, të pazonjat për të përfaqësuar shoqërinë dhe për të spikatur mutacionet e rëndësishme që vlojnë brenda saj. E kjo, pasi zgjedhja e të qenit pasqyra besnike e shoqërisë nuk arrin dot ta “emancipojë” apo “moderojë” shoqërinë e t’i stërvitë partitë drejt kristalizimit të individualitetit të tyre, por përkundrazi, sjell copëzimin dhe fragmentarizimin e saj të mëtejshëm. Që të dyja forcat kryesore politike reagojnë si deri më tani, pa ndryshuar zakonet e të menduarit, madje edhe atëherë kur strehohen te populizmi i mitingjeve. Këtij lloj populizmi gati të rrënjosur e të gjatë, sociologu i njohur francez, Rosanvallon, i ka dhënë emrin e “kundër-demokracisë”. Një kundër-demokraci, që në vetvete është përgjigja natyrale e copëzimit të segmenteve të shoqërisë, që lipset të përfaqësojnë partitë me identitetin e tyre, ose e thënë ndryshe, është pikërisht ai copëzim i vizionit social tërësor të shoqërisë. E në një situatë të tillë gjendemi, kur ndaj krizës së demokracisë reagohet me një demokraci negative, duke rritur fuqinë vigjiluese, fuqinë e votës, e duke i dhënë një gjykim momental çdo politike, afatshkurtër ose jo. Ai që reagon kështu është një qytetar aspak pasiv ndaj politikës (siç mund të jetë shumica e shqiptarëve) duke ndërhyrë me anë të metodës klasike (votës) dhe asaj jo klasike (sheshit, gjykatës ose medias), por që duke zgjedhur këtë rrugë, ka humbur nga sytë vizionin e së tërës, vizionin e tërësisë së interesit publik dhe çfarëdolloj vullneti që nuk i është pengesë këtij vullneti. Populizmi dhe antipolitika janë patologjitë më të dukshme të kundër-demokracisë: fuqia vigjiluese (që zotëron në vetvete çdo protestë) shndërrohet në një deligjitimim konstant, në një veto virtuale që bllokon politikën, në vend që ta transformojë. Kështu, edhe vetë gjykimi që qëndron pas këtyre problemeve bëhet një destruktivitet sistematik, ashtu siç shprehet dhe Pierre Rosanvallon në librin e tij “Kundër-demokracia” (2006). Ja pse lind nevoja t’i rrëzojmë barriera të tilla, “t’i shpërbëjmë linjat” siç e përcaktojnë francezët. Do të qe një verbëri politike, qoftë e së majtës, qoftë e së djathtës, të besojë përgjithmonë se bipolarizimi nuk preket, edhe kur atij i merren këmbët, e s’ecën dot. Problemi është se ndoshta ai mund t’u duket si “Bukuria” që përshkruan Bodleri tek “Lulet e së keqes”, e patundur, e palëvizshme, si një sfinks. E kësisoj, nuk arrijnë dot ta vlerësojnë seriozisht thirrjen e “shpërbërjes së linjave”, idenë e shmangies që fragmentarizmi të favorizojë paradoksialisht atë që sajon në mendjen e vet “pemën e shëndetshme” të një populli të vetëm, të pandarë në mendime: pra pikërisht populizmin, sipas të cilit, secili prej kundërshtarëve që nuk përfaqëson këtë tërësi unike është menjëherë ilegjitim. Lind nga kjo analizë alternativa e një ideje që të shndërrohet në urë midis së majtës dhe të djathtës, një alternativë jo në karakterin e asaj që i ngrin ndarjet tashmë të fosilizuara, por një politikë që arrin ta përthithë në vetvete këtë kundër-demokraci, për t’ia kuruar patologjinë, duke u stërvitur dhe ushtruar në koalicionimin me të ndryshmen e vetvetes, për të përcaktuar më pas kriteret e ardhshme të “ndarjes” prej saj. Pra, të gjendur në këtë marrëdhënie që nuk gjen dot rrugëdalje, zgjidhja do të qe formësimi i një mendimi të ri, transformues për të dyja kahet: që t’i japë një rregull, një sistemim kundër-demokracisë, t’i japë një zë për të mënjanuar, që të shpërthejë në sëmundjen e populizmit apolitik. E një alternativë e tillë nuk është aspak ajo e krijimit të një qendre apo një politikë e qendrës. Ajo nuk nënkupton që ndryshimi mund vijë vetëm falë krijimit dhe diktimit të një familjeje qendrore forcash (partish apo organizatash). Nënkupton që ai mund të vijë vetëm nëse çtrupëzohet brenda trupit të partive kundër-demokracia, ndjenja e shoqërisë së mosbesimit të lindur si pasojë e mbylljes reciproke ndaj të gjitha partive, duke përfshirë edhe ato me identitet të qendrës, pavarësisht se të bashkuara me koalicionet bipartiake. Nënkupton që duhet të ndryshojnë jo vetëm metodat, por edhe programet, gjë që nuk ka ndodhur jo vetëm në partitë klasike të bipolarizmit, por edhe në ato forca që aspirojnë identitetin e qendrës për të krijuar situatën evoluese të një koalicioni të tillë. Aq më tepër që partitë aspiruese të koalicioneve të mëdha s’kanë arritur ta kuptojnë akoma frymëmarrjen e thellë të Koalitionsfähigkeit-it gjerman. Duken më tepër të jenë të interesuara ndaj një partitokracie të mbyllur, të vetëmjaftueshme. Prandaj, një urë midis së majtës dhe së djathtës është më e preferuar sesa një çati mbi familje të reja organizimesh me radhë kompakte. Kjo është rruga (aq më tepër që realiteti shqiptar është akoma edhe më i hidhur për qendrën se në demokracitë e tjera). Sepse është pikërisht kjo urë, ajo që do të na edukojë të mësojmë Koalitionsfähigkeit-in (koalicionin e famshëm gjerman), i cili do të na edukojë të mësojmë e të dëgjojmë të ndryshmen, e që do të na ndihmojë të rikrijojmë një arkitekturë bipolare të ngritur mbi “familje”, shtëpi e çati organikisht më pak të rrëshqitshme e majëshpuese për demokracinë shqiptare.