Bulqizë, shkolla në rikonstruksion, 700 nxënës pa mësim
Ndërsa në të gjithë vendin mësimi vazhdon normalisht që prej javës së dytë të shtatorit, ende ka shkolla në të cilat nuk kanë përfunduar rregullimet. 700 nxënës të shkollës “Asllan Keta” në Fushë Bulqizë u duhet të presin edhe 2 javë për tu ulur në banga.
BULQIZË- Nxënësit e shkollës 9 vjecare “Asllan Keta” në Fushë Bulqizë duhet të presin të paktën edhe 2 javë për tu ulur në banka për herë të parë për këtë vit. Shkak janë bërë punimet për rikonstruksionin e shkollës të cilat kanë kapërcyer afatet e përcaktuara më parë. Kjo konfirmohet edhe nga vetë drejtoresha e Zyrës Arsimore në Bulqizë e cila shprehet se vendimi u mor në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse.
Rikonstruksioni i shkollës ka përfunduar në pjesën e brendshme të shkollës, ndërsa jashtë ka ende punë për të bërë deri në përfundimin e saj për të cilën drejtuesit shpresojnë të ndodhë në dy javët e ardhshme. Nxënësve të Fushë Bulqizës nuk u mbetet gjë tjetër vecse të presin fillimin e ditës së parë të mësimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)