E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, shembja e urave bllokon komunën Kukur

Shembja e dy urave në Kukur të Gramshit pas rreshjeve të shumta të Shtatorit ka bllokuar qarkullimin e mjeteve duke sjellë mjaft vështirësi për banorët. Situata është problematike në akset Kukur-Gramsh dhe Kukur-Pogradec. 

GRAMSH- Përfshihet sërish nga rrëshqitjet e dherave komuna Kukur e Gramshit. Lëvizjet e tokës po kthehen në ankth për banorët, të cilët së fundi nuk mund të lëvizin dot me mjete në drejtim të qytetit apo rretheve të tjera. Shembja e dy urave gjatë rreshjeve të shtatorit solli dëmtime të mëdha në aksin Kukur-Gramsh.

Dy urat e Kukurit janë bërë të pakalueshme për mjetet mbi 2 ton, duke bllokuar lëvizjen e 3 fshatrave por edhe lëvizjet në pjesën e aksit Kukur-Pogradec. Banorët bëjnë kilometra të tërë në këmbë për të arritur në pikën ku mund të kryhet qarkullimi me mjete.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›