Shqiptari kapet me silenciator para shtepisë së Toni Bler
LONDER-Një shqiptar 56 vjecar është arrestuar në Londer jashtë shtëpisë së ish- kryeministrit Toni Bler. Shqiptari Kujtim Nurka 56 vjec nga Uemblei ne veriperëndim të Londrës u kap të hënën para baneses se ish- kryeministrit ne Connaught Street, në qëndër të Londrës me një pistoletë me silenciator të mbushur. Policia metropolitane britanike njoftoi lajmin per gjithe mediat britanike. Nurka u paraqit menjehere para një gjykate, ku do te qendroje ne burg deri sa te dale ne gjyq ne 12 shkurt ne gjykaten Suthuark Kroun Court.
Ne fakt policia e arrestoi Nurken fillimisht për mungese te dokumenteve të qarkullimit rrugor. Pas 25 minutash një person i afrohet policise dhe i dorezon nje pistoletë të mbushur. Personi deklaroi se e gjeti armen të hedhur në ane të rruges. Policia menjehere lidhi dy ngjarjet dhe zbuloi se pistoleta i përkiste personit qe ishte arrestuar për shkelje te rregullave te qarkullimit.
Në fakt asnjë kërcenim nuk ka patur per jeten e Toni Blerit nga ky incident. Por policia ka dhënë alarmin dhe ka vënë në dijeni menjehere trupin diplomatik qe pergjigjet per sigurine e ish-kryeministrit.
Tashmë Nurka është në polici dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Nuk dihen ende arsyet se pse ndodhej para apartamentit të Bler shqiptari. Bler e ka blere kete apartament që kushton 3.5 milione paund, në vitin 2004 para se ai te largohej nga Doëining Street. Eshte hera e dyte qe nje shqiptar arrestohet para se njëjtës shtepi së Toni Blerit.
Nje tjeter ngjarje e ngjashme ka ndodhur ne 2007, kur shqiptari i quajtur Kujtim Sahiu 33 vjec ka hapur zjarr në parkimin para shtepise se ish kryeministrit. Spahiu u perlesh me disa shqiptare te tjere ne nje klub ne kete rruge dhe si pasoje nje person , shqiptari Prel Marku dhe dy te tjere u plagosen. Spahiu tashme eshte i burgosur me 33 vite burg ne Britanine e adhe. Por edhe ky akt nuk u konsiderua si kercenim direkt për jetën e Toni Blerit.
(d.b/TVNews24/BalkanWeb)