Bum ndërtimesh, po fuqia blerëse e vogël

14/03/2005 Biznesi frikësohet nga kostoja e ndërtimeve shumëkatëshe
ELBASAN - Qyteti i Elbasanit shtrihet në 2500 hektarë dhe vitet e fundit ka patur një zgjerim, duke kërkuar gjithashtu edhe një ndryshim të vijës së verdhë. Një rritje e popullsisë kërkoi edhe një nevojë për strehim, por zgjidhjet erdhën spontanisht.
Elbasani ka një popullsi prej 120 mijë banorësh, të vendosur në ndërtesat e larta dhe në ato të ulëta, të ndërtura para dhe pas viteve ‘90.
Ndërtimet
Pas vitit 1990, pati një bum ndërtimi të shtëpive private, apo të të ashtuquajturave vila, të cilat ishin fryt i emigrimit apo zhvillimit tregtar.
Karakteristikë e qytetit janë shtëpitë njëkatëshe, të vendosura sidomos në lagjet “Kala”, “Visarion Xhuvani”, “Partizani”, “Shënkoll” dhe “Skënderbej”. Ndërkohë, ndërtesat e larta janë bërë pjesë e lagjeve “Vullnetari”, “11 Nëntori”, “5 Maj”, “28 Nëntori” etj.
Viti 2000, solli një imazh tjetër në Elbasan edhe për sa i përket tregut të ndërtimeve, i cili ishte përcaktuar si një qytet i vdekur për sa i përket ndërtimit të pallateve. Ajo çfarë kishte rënë në sy gjatë kësaj kohe, ishin vilat ose banesat private me dy ose më shumë kate. Emigrantët filluan të përdorin paratë e tyre në ndërtimin e këtyre banesave me një pamje luksi, të vendosura sidomos në periferi, në lagjen “Skënderbej”, por edhe në qendër, në lagjen “Kala”. Pas vitit 2000 filluan të ngrihen pallatet e para shumëkatëshe.
Aktualisht, në qytet veprojnë 65 firma ndërtimi me investitor kryesisht vendas, por ka edhe bashkëpunime midis firmave.
Ndërtuesit
Përballë kostos, biznesmenët elbasanas të apartamenteve shprehen mjaft të shqetësuar. Ata deklarojnë një rënie të fuqisë blerëse. Edmond Hasballa, president i një prej studiove të projektimit më të mëdha në Elbasan, “Europrojekt”, deklaron se investitorët e apartamenteve e kanë shumë të vështirë të ndërmarrin ndërtimin e një pallati, pasi siguria për shitjen e apartamenteve është mjaft e ulët. Ka nga ata ndërtues që, edhe pse pallatin e tyre e kanë përfunduar, nuk kanë arritur të gjejnë blerësin as për 20 për qind të apartamenteve. Kjo vjen jo vetëm nga vështirësitë ekonomike të familjeve, të cilat nuk e përballojnë një kosto të tillë, por edhe nga studimi jo i mirë i vendit ku është ndërtuar objekti, i cili ka një kosto tepër të lartë për investitorin.
Lejet
Bashkia e Elbasanit nuk ka cunguar lejet e ndërtimit të pallateve, duke i dhënë kështu një mundësi të gjithë ndërtuesve të shfrytëzojnë kapitalin e tyre në drejtim të biznesit të ndërtimit.
Sipas drejtores së urbanistikës, Albana Drenogllava, gjatë vitit 2004 janë miratuar 11 leje ndërtimi për ndërtesa të larta në qytet. Kryesisht këto leje kanë qenë të firmave të njohura të ndërtimit, por ka edhe investitorë të rinj. Kriteri thelbësor që është vënë në diskutim gjatë mbledhjeve të KRRT së qytetit ka qenë niveli i ndërtimeve në krahasim me objektet e tjera të larta të ndërtuara, si dhe zbatimi i kushteve urbanistike, duke mos u përcaktuar si shqetësim për komunitetin.
Çmimet
Duket se më të lakmuarit në treguna e apartementeve janë pallatet në qendër. Megjithëse ato kanë çmime të shtrenjta dhe blerësi e ka të vështirë t’i suportojë, shitja e tyre tregon se klientët kanë vendosur të blejmë më shtrenjtë, por duke patur një strehë në qendër.
Sipas të dhënave të firmave të ndërtimit, mësohet se 1 m2 në qendër të Elbasanit, kushton 350 euro. Duke u larguar, çmimi bie deri në 300 euro për m2, ndërsa në periferi shkon edhe nën këtë shifër.
Por çmimet variojnë e ndryshojnë nga kati i preferuar, ballkoni apo edhe pamja.
Çmimet
350 € m2
çmimi në qendër
300 € m2
çmimi në rrugët kryesore
260 € m2
çmimi në periferi
2500 ha
sipërfaqja e Elbasanit
120 mijë banorë
popullsia e Elbasanit
65 firma ndërtimi
veprojnë në Elbasan