Rrëshket toka, shemben tre shtëpi në Hekal

14/03/2005 Mallakastër/ Banorët në qiell të hapur, akoma askush nuk i ka dhënë ndonjë ndihmë
MALLAKASTËR - Tjetër shembje dheu në rrethin Mallakastër. Këtë radhë, epiqendra e fatkeqësisë është shënuar në fshatin Hekal të këtij rrethi, rreth 7 km larg qytetit të Ballshit. Shkëputja e tokës ka marrë me vehte tre shtëpi, si dhe ka dëmtuar rëndë linjën e ujësjellësit që furnizon TEC-in e qytetit të Ballshit.
Tre familjet që iu janë shembur shtëpitë, tani janë në qiell të hapur. Specialistët e TEC-it, kanë shkuar që prej dy ditësh në vendin e ngjarjes dhe po punojnë aktualisht, që të riparojnë dëmtimet e tubacionit. Por, vështirësitë duket se janë të mëdha. Kjo, për natyrën e shkarjes së dheut, i cili nuk ka bazament dhe nxjerr jashtë loje gjithë përpjekjet e punonjësve për të normalizuar situatën. Aktualisht, grupet e emergjencës si dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal, së bashku me përfaqëuses të Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës, janë vënë në gadishmëri. Ndërkohë që, familjet janë larguar dhe strehuar përkohësisht në shtëpi të tjera, larg zonës rrëshqitëse. Mallakastra po përjeton kështu ngjarje pas ngjarjesh.
Pas shembjeve të vazhdueshme në fshatin Ngracan të këtij rrethi ku janë nxjerrë jashtë përdorimit dhe disa shtëpi të tjera, është rruga nacionale Fier- Tepelenë, ajo që ka pësuar dëmtime serioze deri dhe bllokim të saj, për shkak të rrëshqitjeve të dherave.