E Diel, 1 Nëntor 2026

“Falsifikimet për prona ose për viza shengen”

14/03/2005  Prokuroria

Ekspertë të prokurorisë të cilët kanë hetuar edhe më parë falsifikimet në zyrat e gjendjeve civile si dhe motivet e tyre, janë shprehur për “Mtropol”, se falsifikime të tilla, kur shtohen persona fiktiv në trungjet familjare janë dy:

E para është mundësia që me anë të një falsifikimi të tillë personi i shtuar fiktivisht të pretendojë pronësi të familjes, ku është regjistruar.

Ndërsa motivi dytë që është edhe më i përhapur, është fakti, se duke figuruar si gra të martuara me persona që janë në emigrim, këto persona mund të aplikojnë gjoja për bashkim familjar me qëllimin e vetëm për të përfituar një vizë shengen.

Sipas burimeve nga organi i akuzës nuk përjashtohet mundësia, që edhe falsifikimi që është bërë në trungun familjar të Xhevahir Banajt të ketë këtë qëllim. Kjo është edhe pista kryesore e hetimit që është hapur për këtë rast tepër të rëndë dhe skandaloz.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›