Kakome, bllokohet për një orë rruga nacionale Sarandë-Vlorë

14/03/2005 Banorët e Nivicës rikthehen te protesta
SARANDE- Rikthehen sërish tensionet dhe veprimet kundërshtuese të banorëve të fshatit të Nivicës, për ndërtimin e kompleksit turistik në Kakome. Pas një tubimi protestues të mbajtur dje në qendër të fshatit Nivicë, qindra pjesëmarrës në të, kanë dhënë një tjetër sinjal të vendosmërisë së tyre për të penguar punimet dhe për të përfituar përfshirjen e tyre, në projektin që ka filluar të zbatohet për ngritjen e pikës turistike. Për rreth një orë, ata kanë bllokuar aksin nacional rrugor, Sarandë-Vlorë.
Bllokimi
Ka qenë ora 13.00 e mesditës së djeshme, kur qindra banorë kanë bllokuar rrugën nacionale, që lidh dy qytete kryesore turistike të Shqipërisë së Jugut. Për rreth një orë, dhjetëra makina që qarkullonin në segmentin rrugor Sarandë-Vlorë e anasjelltas, janë bllokuar nga protesta. Gjatë bllokimit të rrugës, nuk ka patur asnjë konfrontim mes drejtuesve të mjeteve dhe protestuesve, ndërkohë që çuditërisht, kësaj rradhe, nuk është vënë re prania e asnjë uniforme policore në vendin e quajtur Vilëz, në hyrje të fshatit Nivicë, ku u zhvillua protesta.
Sipas burimeve nga Komisariati i policisë në Sarandë, mësohet se ata nuk kanë patur asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e mitingut të nivicjotëve dhe bllokimin e rrugës nacionale. Kjo ka qenë arsyeja, (nëse mund të quhet e tillë), sipas të njëjtave burime, që policia nuk ishte prezente në bllokimin e rrugës nacionale në vendin e quajtur Vilëz. Ndër thirrjet e dëgjuara ditën e djeshme në këtë vend ishin, “Nano ik”, “Poshtë komunizmi”, “Larg duart nga Kakomeja”, etj.
Në zhvillimet e djeshme në Nivicë, nuk ka qenë i pranishëm kryeplaku i fshatit, Vladimir Kumi, i cili ndodhet në masën arrest shtëpie, të marrë nga gjykata e Sarandës, në përfundim të protestës së zhvilluar 15 ditë më parë në grykën e Prodanit.
Tubimi
“Të jemi të gatshëm për çdo situatë, të përballojmë kallashin si pak ditë më parë, por të ballafaqohemi dhe me ligjin”.
Këto janë fjalët me të cilët kryetari i fshatit Nivicë, Klement Baxhera, i është drejtuar qindra bashkëfshatarëve të tjerë në tubimin e djeshëm. Kësaj rradhe, kundërshtimi i punimeve të ndërtimit të fshatit turistik në gjirin e Kakomesë, është realizuar me anë të një takimi proteste në qendër të fshatit Nivicë. Të pranishëm në takim, ishin sekretari i komunës së Lukovës, Klemet Papadhima, i cili ishte në të njëjtën kohë dhe organizator i takimit, kryetari i Këshillit të komunës, sekretari i Asamblesë së bashkëpronarëve të Nivicës, Arjan Dhimërtika, anëtar i pleqësisë së fshatit, Gjik Papagjika, etj. Në aktivitet merrnin pjesë rreth 300 banorë nga Nivica dhe mbi 100 të tjerë të ardhur nga Himara, Qeparoi dhe fshatra të tjerë të bregdetit. Kryetari i fshatit, Baxhera, u bëri thirrje të pranishmëve, që të realizonin qëllimin e vërtetë të mbledhjes, që kjo situatë proteste të përhapet në të gjithë bregdetin. Në qoftë se sot e kemi radhen ne, theksoi ai, nesër e ka radhen që të gllabërohet Himara, Palasa e kështu me radhë, do të ngelemi me gisht në gojë përballë ujkut të madh që kryeson qeverinë shqiptare sot.
Klment Papadhima
“Fatos Nano, armik i fshatit Nivicë”
Sekretari i komunës së Lukovës, Klement Papadhima, duke folur në tubimin e djeshëm në emër të këshillit të këtij institucioni tha, se kryeministri Fatos Nano, është shpallur armik i fshatit Nivicë dhe i gjithë bregdetit, dhe si i tillë do të trajtohet deri në fund. Ai e ka cilësuar kreun e ekzekutivit shqiptar, si kryehajdutin e pronave por Nivica, sipas tij, do të tregojë se është dhe do të jetë një bllok i pathyeshëm për policinë dhe hajduterinë e tij. Ndërkaq, Papadhima bëri thirrje, se në zgjedhjet që po afrojnë, duhet të jemi të kujdesshëm, të votojmë njeriun tonë dhe jo partitë politike. Sipas tij, këto të fundit kanë mashtruar sa herë u ka dashur qejfi dhe kjo mjafton që ne të rrëzojmë fatkeqësinë e shqiptarëve.
Arjan Dhimërtika
“Jemi palë në investimet e turizmit”
Sekretari i asamblesë së bashkëpronarëve të Nivicës, Arjan Dhimërtika, në fjalën e tij në takimin e zhvilluar dje në qendër te Nivicës tha, nivicjotët janë pronarë legjitimë dhe kanë të drejtë me të gjitha mjetet demokratike ta mbrojnë atë. Ne si asamble, vuri ne dukje Dhimërtika, jemi përpjekur që të mbrojmë komplet anën juridike të çështjes, ta përcjellim atë në mënyrë krejt demokratike deri në Parlamentin Shqiptar, ku kemi treguar dhe faktet tona për këtë problem, qofshin këto fakte të vjetra dhe të reja. Më tej ai shtoi, se populli i kësaj zone ka demostruar me anë të dokumenteve, që janë zotër të këtij zhvillimit turistik të bregdetit. Detyrimisht ne jemi palë në këto investime, deklaroi Dhimërtika.