E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen plumbi nga nxehtësia, plagoset kovaçani

14/03/2005  Pas ndihmës mjekësore, jashtë rrezikut për jetën

BERAT – Rreth orës 17.30 të ditës së djeshme, është plagosur në kovaçanën e tij, 45-vjeçari Hasan Kabilo, banor i fshatit Pëllumbas, Komuna Lumas, 18 km në veri të qytetit të Beratit.

Sipas burimeve të policisë lokale e cila pas njoftimit mbërriti në vendin e ngjarjes mësohet se viktima ka qënë duke punuar në kovaçanën e tij, kur një plumb i ndodhur brenda në qymyr, ka shpërthyer e për pasojë, e ka plagosur atë në kofshën e këmbës së djathtë.

Më pas, kanë qënë të afërmit e tij, të cilët kanë dërguar në spital të dëmtuarin, ku ju dha ndihma e parë mjekësore. Sipas mjekëve, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën edhe pse është ende në gjëndje të rëndë.

Sipas pohimeve të të plagosurit, mësohet se ai kishte shkuar në punë në kovaçanën e tij për të punuar. Pasi kishte mbushur furrën me qymyr, kovaçi kishte ndezur zjarrin e kishte filluar punën. Kur s’kishin kaluar më se 15 minuta, ndërsa kovaçi po mprehte një sopatë, dëgjoi krismën e një predhe.

Në moment, 45-vjeçari nuk kishte kuptuar gjë, ndërsa pak çaste më pas ai kishte ndjerë se i ishte ftohur këmba dhe kishte parë se po i rridhte gjak. Më pas, kishte lajmëruar djalin i cili me disa shok dhe me një makinë të gjetur rastësisht në qëndër të fshatit, e kanë dërguar të plagosurin në spitalin e qytetit, ku dhe ka marë ndihmën e parë mjekësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›