“Më sulmojnë për bindjet politike”

14/03/2005 I akuzuari Ramadan Cimidhi
I kontaktuar nga gazeta “Metropol”, ish-punonjësi i gjendjes civile (nga viti 1994 e deri në vitin 2000) të komunës së Dërmënasit, Ramadan Cimidhi ka hedhur poshtë akuzat që janë hedhur në emër të tij. Ai ka pranuar se kishte takuar Xhevahir Banaj dhe ishte njohur me problemin e tij por hiqte çdo përgjegjësi nga vetja e tij.
"Duhet parë me saktësi se në çfarë periudhe kohe është bërë regjistrimi i emrit të vajzës së huaj në trungun e tij familjar, pasi unë kam pesë vjet që jam larguar nga ajo detyrë", është shprehur për Cimidhi.
Sipas këtij të fundit, emri i tij është lakuar dhe vazhdon të lakohet qëllimisht gjoja si autor i disa falsifikimeve. Madje sipas Cimidhit edhe procesi penal i hapur ndaj tij si dhe hetimet e nisura tani për rastin e Xhevahir Banajt, janë të sajuara. Pyetjes se për çfarë arsyesh sulmohet Ramadan Cimidhi, ai është përgjigjur se “Vetëm për shkak të bindjeve politike që kam dhe që nuk më përputhen me disa prej punonjësve të asaj gjendje civile”. Për shkak të kësaj arsyeje, Cimidhi është shprehur, se sa herë që do të ketë ndonjë problem në atë zyrë të gjendjes civile, emri i tij do të lakohet i pari, ndonëse gjykata e ka dënuar një herë më parë me një vit burgim me kusht për falsifikim të dokumenteve të gjendjes civile.