E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi:Hyrja në NATO, siguri për vendin

Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, deklaroi në Kuvend se hyrja në NATO është siguria më e madhe për të nesërmen e shqiptarëve.
Sot ne lëmë mbrapa një histori dhe hapim një histori të re. Investimi për sigurinë, duke hyrë në NATO, është siguria më e madhe për të nesërmen e shqiptarëve dhe të ardhmen e vendit, tha deputeti Bumçi, gjatë minutave të debatit të lirë parlamentar.Gjithashtu ai u shpreh se NATO është përgjigjja më e mirë për nihilizmin që mbizotëron tek opozita, e cila mohon çdo vlerë të krijuar. Shqipëria po bëhet pjesë e organizatës që ka shkruar historinë e Evropës. Në themelet e saj është Europa e re. Kjo organizatë, që ndryshoi Evropën Perëndimore, po ndryshon sot dhe jetën e popujve të Evropës Lindore, tha deputeti demokrat, Aldo Bumçi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›