E Shtunë, 31 Tetor 2026

ATK, qeveria miraton anëtarët e rinj



Qeveria vendosi dje në mbledhjen e saj të radhës të miratojë vendimin për caktimin e anëtarëve, përfaqësues të Këshillit të Ministrave, në këshillin mbikëqyrës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Miratimi i këtij vendimi u bë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”. Qeveria vendosi dje caktimin anëtarë, përfaqësues të Këshillit të Ministrave, në Këshillin Mbikëqyrës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, të tre personave, znj. Arjana Çela, ekonomiste; z. Hasan Metuku, jurist dhe z. Xhentil Demiraj, ekonomist. Anëtarët e caktuar në pikën 1, të këtij vendimi, e ushtrojnë funksionin deri në përfundim të afatit të veprimtarisë së Agjencisë së Trajtimit të Kredive, sipas nenit 23, të ligjit të ndryshuar. Në çdo rast, ata nuk mund ta ushtrojnë këtë funksion për një mandat mbi 3 vjet.

Shoqëria SIGERS merr me koncesion 3 HEC-et “German”

Shoqëria SIGERS do të ndërtojë me koncesion hidrocentralet “German, 1, 2 dhe 3”. Qeveria vendosi dje të miratojë vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “German 1, 2 dhe 3”, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese. Qeveria vendosi që autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës BOT (Ndërtim, operim dhe transferim), të hidrocentraleve “German 1, 2 dhe 3”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Miratimin e bonusit prej 2 për qind të pikëve, për rezultatin teknik e financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë SIGERS sh.p.k. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “German 1, 2 dhe 3”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›