Instilacion Nato+N
Tiranë -Në qendër të sheshit Nënë Tereza në Tiranë, do të ngrihet instilacioni i titulluar “Nato+N”. Në këtë shesh u bë sot prezantimi i skulpturës së punuar nga artistja Najada Hamza. Imazhi që sjell kjo vepër është një grup me gra shtatzënë të cilat janë të veshura me flamuj kombëtar, por barku i tyre mbetet i zbuluar.
Nëpërmjet kësaj artistja do të përcjellë mesazhin se “në këtë skulpturë pjesa e barkut mbetet e zhveshur për të treguar se pavarësisht ngjyrave që ne kemi, ardhmëria e kombeve është e njëjtë.” Instalacioni që do të jetë në përmasa të mëdha, është një nismë paralele me ato të vendeve të tjera të Evropës, në pranimin e tyre në Nato.
Kjo vepër do të jetë simboli i përfaqësimit të ngjarjes politiko-historike të vendit tonë. Skulptura që do të vendoset në qendër të sheshit Nënë Tereza do të zbulohet për shikuesit në datën 5 prill, ditën kur do të organizohen aktivitete të ndryshme për festimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kjo vepër artistike ka marrë pjesë në vitin 2005 në konkursin “Biennale” të Selanikut.