Shkodra, bastioni i patriotizmit, kaloi me besim kurthet që i ngrinin përditë kasandrat e Edvinit
Me të vertetë këto ditë të përmbytjeve në Shkodër,mbarë populli shqiptarë vuajti me mëndje dhe me zemër bashk me shkodranët. çdo votër, çdo familje shqiptare e ndjeu dhimbjën e Shkodrës. E ndjeu këtë dhimbje se është ajo pjesë më e ndjeshme e Atdheut,e tërsisë së një organizmi që ndjen më shumë dhimbjen në organet më jetike të tij. Kështu është Shkodra e traditës patriotike,e kulturës kombëtare,krenare në krye të ekstremit veriorë të Shqipërisë,gjithjë e para në shekuj në përballjet e vështira në luftë të pandërprerë kundër armiqve të Shqipërisë. Kur Shkodra idhnohet e turbullohet edhe Shqipëria nuk është mirë. Shkodra është si një barometër për Shqipërinë. Dhe kur Shkodra e vën festën mbi vetull tregon se edhe Shqipëria i ka punët e mira dhe në vijë. Dhe Shqipëria ia kishte me borxh Shkodrës dhe shteti u ngrit i tëri në këmbë për ta mbrojtur Shkodrën. Unë nuk jam shkodran, por në rininë e hershme pothuajse fëmijë, zbrisja fort me dëshirë por edhe shumë rrallë në Shkodër, duke udhëtuar herë më këmbë e diku në karrocerinë e ndonjë kamioni. Ashtu i lodhur, me atë trastë buke që Nëna më kishte dhënë me vete, nxitoja tek “Hotel Adriatiku” në Parrucë që të zija vend e mos me mbetë përjashta. Mbaj mend se në sportel ishte e bija e Bajram Currit, Hajria, një grua e moshuar, krejt me flokë të bardha, që më priste si djalin e saj. Fliste me zë të ulët se edhe spiunët e sigurimit përgjonin kudo. Më pyeste se “si ishin punët andej nga Hasi e Malësia e Gjakovës”, që kishte qenë gjithnjë streha e të atit të saj, në luftë dhe përpjekje për liri e pavarësi kombëtare. Burrin ia kishin burgosur komunistët dhe e shkreta grua shpresonte në përmbysjen e shpejtë të regjimit komunist. Dhe unë në atë kohë djalë i ri,Shkodra më jepte shpresë, më jepte jetë,se një ditë komunizmi do të përmbysej dhe do të vinte demokracia. Dhe unë shumë kisha dëshirë të shikoja Shkodrën me atë mëngjes të këndshëm, kur njerzit tek nxitonin në punë, përshëndesnin njeri-tjetrin me atë shprehjen e ngrohtë shkodrane “si ke njehë?”. Edhe vajzat e hijshme “shend e verë” vraponin me çanta librash për në shkollë. Sa shumë kisha dëshirë edhe unë aty në Shkodër të shkoja në shkollë, por shkolla për ne “të deklasuarit” si na quanin në atë kohë komunistët ishte “mollë e ndalueme”. Edhe buka e misrit që kisha marrë me vete po sosej dhe Gjyshi më kishte porositë të kthehesha shpejt se “mandej komunistët do të mendonin se je arratisë përjasht shtetit”. Këto po mendoja kur shikoja gorillat e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën që kishin zbritur në Shkodër, dhe bënin sikur qanin me lot krokodili e me fytyrë të nxirë nga hipokrizia në përpjekje për të manipuluar me fatkeqësinë e shkodranëve. Me skizofreninë e tij, Edi Rama me laraskat që i shkonin pas, po përpiqej të mashtronte ata njerëz që “të japin ujë në bishtin e lugës”. Sikur i qante zemra se shiu nuk ra nga qielli po ua lëshoi Saliu. Ndërkohë shkodranët përgjigjen se “motin e ka në dorë zoti dhe s’ka çfarë t’i bëjë robi”. Dhe iku Edvini ashtu si një qen i rrahur e me bishtin ndër shalë duke shfryrë e mallkuar. A thua nuk kishte dëgjuar i sëmuri psiqik i Partisë Socialiste se “në Shkodër nuk kishte mundur të gënjente as Nastradini”? A thua se shkodranët nuk e dinin se Edvini i Kristaq Ramës po vinte “si Muçua pas vaktit”, pas pushimeve mbretërore të gjata në hotelet përrallore të Dubait e kudo nëpër botë ku një natë kushton 12 mijë dollarë dhe zevëndësimi i dhëmbve të prishur i kushtuan “njeriut të varfër të PS” plot 36 mijë Euro. Dhe nga ana tjetër Kryeministri i Shqipërisë me kohë kishte veshur çizmet dhe ditë e natë ishte me shkodranët në këtë situatë të vështirë. Ja këto dinin shkodranët, prandaj edhe i kthyen kurrizin me përbuzje, duke e vënë në lojë siç bënin dikur me Pal Vatën me njëqind barcaleta për të dhe Enver Hoxhën.Në këto ditë të vështira,vetëm njerzit e zgjuar dhe të guximshëm dinë ta përballojnë fatkeqësinë me gjkftoftësi. është kultura e trashëguar në shekuj dhe nga brezi në brez deri në ditët tona. Si nuk u dëgjua asnjë britmë, asnjë konfuzion, asnjë hallakatje e akuza të ndërsjellta por me besimin tek zoti edhe në mes të ujit që u kishte kapluar mallin dhe shtëpitë, i shikonim të qeshur. I shikonim të qeshur kur bisedonin me Kryeministrin, me ministrat e qeverisë që natë e ditë deri në gju të veshur me çizme, shpërndanin shpresë dhe ndihma të gjithanshme. Janë njerzit që kanë patur dhe kanë besim tek Zoti e demokracia. Edhe përpjekjet e ndonjë TV-je në ndihmë të Edi Ramës, me gënjeshtarë të pafytyrë si Beqja dhe laraskat e tjera të PS, u injoruan nga shkodranët. Shkodra e ka kundërshtuar gjithnjë dhe vazhdimisht komunizmin dhe kjo është edhe arsyeja se nuk beson sot asnjë fjalë tek pinjojt e djajve të kuq të ish-diktaturës, si Rama, Dokle, Beqja, Tahiri, Minxhozi, Bushati e co dhe as kakarisjen e laraskave të kuqe me shpirt të zi si Dade, Shamku-vajza e Hamitit, Leckaj, etj. Shkodrën e masakruan etërit e këtyre mashtruesve dhe gënjeshtarëve të sotëm të së majtës. Nuk mundet të harrojë Shkodra qindra martir të lirisë që u ngritën në Kryengritjen antikomuniste të Postribës dhe u pushkatuan mizorisht nga komunistët e Enver Hoxhës. Nuk mundet të harrojë Shkodra kreshnikun e malësisë Preng Calin, Jup Kazazin, Lef Nosin, Patër Anton Harapin dhe qindra të tjerë që dhanë jetën dhe derdhën gjakun në emër të lirisë dhe kundër murtajës komuniste. Për afro një gjysmë shekulli diktaturë komuniste siç thotë kënga popullore, “Shkodra u la me gjak insani”. Shkodra nuk harron masakrën e 2 Prillit 1991, të ideuar dhe realizuar nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe dhe që sot është Presidenti i Asamblesë Kombëtare së PS që është lugati komunist Gramoz Ruçi. është mjaft kuptimplotë fakti kur Kryeministri Berisha deklaron se “Shkodra më beson mua”. Shkodra i beson qeverisë demokratike se ajo më shumë se kushdo tjetër ka investuar tek ajo. Ishte përkushtimi i qeverisë dhe personalisht i Kryeministrit, organizimi i shkëlqyer i situatës së krijuar që bëri atë që gjendja të tejkalohej pa patur asnjë jetë të humbur. Ishte gjithashtu edhe guximi dhe patriotizmi i vetë shkodranëve që përballuan situatën shumë të vështirë si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme. Lutjet dhe fërkimet e duarve me gëzim të “djajve të kuq” me në krye “omarin” e tyre Edvin Ramën, që reshjet të binin pa pushim u bënë hi e pluhur. Sot shkodranët po kthehen shëndoshë në shtëpitë e tyre dhe me besimin e plotë se qeveria Berisha do të kompensojë qindpërqind dëmet në kafshë dhe materiale të tjera. Sigurisht që edhe investimet në zonën e ultësirës në Shkodër do të jenë parësore dhe shkodranët nuk do të përjetojnë më fatkeqësi të tjera nga përmbytjet. Edhe akuzat e opozitës ish-komuniste se “gjoja nuk u shkarkuan liqenet me kohë për të përballuar përmbytjen”, po bëhen gjithnjë e më qesharake në sytë e opinionit. Duke kaluar si majmunët degë më degë nga hapja e kutive tani tek përmbytja se “fajet i ka qeveria” e kanë bërë Edi Ramën “një pare e lame” si thonë shkodranët dhe që nuk i beson askush. Në këtë gjendje Partia Socialiste është në ditën e saj më të zezë. Në bojkot të vazhduar të Parlamentit, të zgjedhjeve të pjesshme lokale, të synimit të Edvinit për të bojkotuar edhe zgjedhjet vendore të vitit që vjen, me politikën e rrugës dhe pa mundur të ballafaqohet me realitetin e reformave të integrimit në Europë;Partia socialiste po rrezikon shpërbërjen e plotë....