Bumçi: Dosjet do hapen, PS premtoi se do japë votën
Nisja e punimeve të Parlamentit në shtator do të rikthejë në qendër të vëmendjes edhe njëherë tjetër çështjen e hapjes së dosjeve.
ADI SHKEMBI
Relatori i Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve, Aldo Bumçi, thotë në një intervistë për gazetën “Panorama”, se ky ligj do të miratohet në këtë sesion parlamentar, pasi sipas tij nuk ka më kthim mbrapa. Bumçi shprehet se opozita ka garantuar se do të bashkëpunojë me maxhorancën në miratimin e një ligji konsensual dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore, sipas tij, që shtyu shumicën në pushtet të tërhiqet nga miratimi i ligjit në fund të korrikut. Lidhur me kategoritë që janë përcaktuar si të papajtueshme, Bumçi rendit “anëtarët e Komitetit Qendror, Byronë Politike, sigurimin e shtetit, komitetin e internim-dënimeve, gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, ndihmësgjyqtarë e ndihmësprokurorë që kanë marrë pjesë në gjyqe politike, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit”.
Një nga ligjet më të rëndësishme që pritet të miratohet në shtator është ai i verifikimit të figurave të zyrtarëve të lartë. A ka garanci që ky ligj do të miratohet brenda një kohe të shkurtër?
Shqipëria ka kaluar një ligj për verifikimin e figurës së zyrtarit të lartë, ka qenë ligji i nëntorit 1995, i cili ka pasur këtë përmbajtje dhe ka qenë në fuqi deri në vitin 2001. Ligjit i janë bërë ndryshime në vite. Tendenca ka qenë që në momentin që erdhi e majta në pushtet kufizoi fokusin e ligjit, kufizoi kategoritë që shqyrtoheshin dhe për çfarë shqyrtoheshin dhe pas vitit 2001 nuk u rinovua më. Interesi i shoqërisë ka qenë që të ketë një rikthim të vëmendjes në këtë ligj. Në Kuvend u depozituan 3 projektligje nga PD, PS e PDK për këtë çështje. Projekt-ligjet kanë ndryshime, por të paktën shprehin një vetëdije për këtë çështje dhe u arrit të investohet me një projekt-ligj. Ligji u vu në lëvizje dhe patëm ato debate që tashmë ato janë të njohura. PS-ja në fillim shprehu një tërheqje nga propozimi, çka ishte e habitshme, sepse nëse je i investuar për një ligj, tregon se ke interes për atë çështje dhe tërheqja nuk është mendoj veprimi politik i duhur, jo vetëm sepse je investuar, por për shkak të rëndësisë që ka kjo çështje dhe për këtë të gjitha forcat duhet të kenë një qëndrim të njëjtë. Pas disa bisedimesh, PS-ja shprehu vullnet që të bëhet pjesë e ligjit dhe meqenëse shprehu këtë vullnet, ne nuk nxituam ta kalonim në fund të sezonit dhe thamë t’i japim kohën e duhur për të arritur konsensusin dhe ta kalojmë bashkërisht.
Pra PS-ja ka garantuar që do e votojë ligjin?
Ky është qëndrimi i opozitës në mbarim të sezonit parlamentar. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimi në këto ditë dhe mendoj se nuk është serioze të ketë. Do ishte e turpshme të kishte një tërheqje tjetër. Mendoj do të ketë një bashkëpunim, pasi edhe ne i dhamë kohën e duhur. Me fillimin e sezonit parlamentar do fillojnë takimet në Komisionin e Ligjeve. Do ftohen edhe grupet e interesit si Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut apo edhe Qendra e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës, e cila është marrë me projektet për të përndjekurit politikë si dhe institucione të tjera, të cilat do ftohen të japin mendimet e tyre.
PD-ja është e vendosur ta kalojë edhe vetëm me votat e saj nëse nuk i jep votat opozita?
Unë nuk di që të ketë tërheqje. Qëndrimi i fundit politik ka qenë që ta kalojmë bashkërisht dhe për këtë arsye u shty. Nuk kam pse të mendoj që të ketë tërheqje. Shpresoj të ekzistojë vullneti edhe në radhët e opozitës për të kaluar këtë ligj, që mendoj se është një standard i vendosur në gjithë vendet e Evropës Lindore.
Sipas këtij varianti çfarë do të bëhet me deputetët dhe të zgjedhurit lokalë, do t’u ndërpritet mandati sapo të vendosë komisioni, apo do të pengohen të kandidojnë në legjislaturën tjetër?
Ligji prek zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar në administratë. Në lidhje me të zgjedhurit ekziston ky debat. Qëndrimi i PD-së është që t’u ndërpritet mandati. Pra, nëse dikush rezulton se ka qenë punonjës i sigurimit, anëtar i Byrosë politike, anëtar i gjyqeve politike, ose edhe bashkëpunëtor duhet t’i ndërpritet mandati. Këtu ka pasur një qëndrim ndryshe nga PS-ja, e cila është shprehur kundër ndërprerjes së mandatit për personat e zgjedhur. Kjo është një çështje teknike nëse është kushtetuese apo jo, por për ne është çështje e rëndësishme parimore që lidhet me legjitimitetin e institucioneve, jo vetëm për politikanët, por edhe për të zgjedhurit në administratë. Cili është legjitimiteti i atij institucioni që qytetarët do shohin sot që në majën e tij është një zyrtar që ka pasur një të kaluar të caktuar? Do ndjehen të përfaqësuar qytetarët? Mendoj se do vendosë një pikëpyetje të madhe në atë institucion, pra do rrënohet besimi i qytetarëve, prandaj ne jemi për ndërprerjen e mandatit nëse verifikohet që është i papajtueshëm.
E njëjta gjë do të vlejë edhe për ish-funksionarët e lartë të regjimit komunist?
Në ligj janë përfshirë kategoritë, anëtarët e Komitetit Qendror, Byronë Politike, sigurimin e shtetit, komitetin e internim dënimeve, gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, ndihmësgjyqtarë e ndihmësprokurorë që kanë marrë pjesë në gjyqe politike, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.
Në projekt-ligj ku do të vihet theksi, te rekrutuesit apo tek të rekrutuarit?
Theksi nuk do të vendoset vetëm te bashkëpunëtorët. Ky është ndryshimi i variantit tonë nga varianti i PS-së. PS-ja në variantin e saj nuk kishte papajtueshmërinë, nuk përcaktonte nëse dikush nuk duhet të kandidojë ose nuk duhet të ketë një funksion të caktuar, vetëm të bëhet transparent nëse ka qenë bashkëpunëtor. Qëndrimi ynë është që duhet të jetë elementi i papajtueshmërisë. Bërja transparente pa marrë masë çon në rrënimin e besimit ndaj institucioneve. Nëse personat që kanë pasur një pozicion në regjimin e kaluar vazhdon të ketë edhe sot një pozicion, do të thotë që kemi një mungesë të madhe besueshmërie dhe legjitimiteti të institucioneve. Nuk mund të përqendrohemi vetëm te bashkëpunëtorët, sepse ata janë hallka e fundit e një sistemi monstruoz, madje mund të jenë edhe viktima. Ne nuk do kufizohemi vetëm te bashkëpunëtorët. Kjo është njëfarë tendence e të majtës për t’u fokusuar vetëm te bashkëpunëtorët. Ne do të përqendrohemi edhe te punonjësit e sigurimit të shtetit.
Pas verifikimit të figurës, a do të ketë një hap të dytë në kuadër të dënimit të krimeve të komunizmit siç ka kërkuar Këshilli i Evropës?
Çdo vend që ka dalë nga regjimet diktatoriale i është dashur të merret me të kaluarën. Kjo është vetëm një mënyrë për t’u marrë me të kaluarën. Konsensusi i përgjithshëm është që masat më të rëndësishme janë masat që merren me zhdëmtimin e viktimave. Ne kemi sot grupe shoqërore që janë dëmtuar drejtpërdrejtë nga regjimi komunist. Dëmshpërblimi i tyre është shumë herë më i rëndësishëm se masat e tjera. Rishikimi i historisë, ngritja e memorialëve, burgu i Spaçit duhet të kthehet në një muze, informimi i brezave të rinj për të kaluarën, janë disa nga masat. Por shumë i rëndësishëm është dëmshpërblimi i viktimave dhe një masë shumë e rëndësishme ka qenë miratimi i ligjit për dëmshpërblimin e tyre. Të dënuarit politikë kanë marrë pjesë në ndërtimin e veprave kryesore të vendit. Një element tjetër i rëndësishëm është edhe kompensimi fizik e financiar dhe për të shpronësuarit. Mendoj se në këtë vit të fundit duhet të përqendrohemi në këto dy drejtime, kemi mundësi ta ulim sa të mundim këtë dëm.